LAJMI I FUNDIT:

Legjenda e Liverpoolit ‘nxehet keq’ me tifozët e United që u futën në Old Trafford

Legjenda e Liverpoolit ‘nxehet keq’ me tifozët e United që u futën në Old Trafford

Legjenda e Liverpoolit, Graeme Souness ka kritikuar tifozët që hodhën objekte brenda Old Trafford gjatë protestave të së dielës, kundër pronarëve të Manchester United.

Një grup i madh i tifozëve të Djajve të Kuq hynë me forcë në stadium përpara ndeshjes së Ligës Premier me The Reds, e cila më vonë u shty.


Pamjet treguan se një turmë e madhe ishte nisur drejt portës, ku Souness ishte në rolin e analistit për Sky Sports.

Wenger komenton ngjarjet në Old Trafford: Tifozët nuk lejuan të zhvillohej takimi United - Liverpool
Lexo po ashtu Wenger komenton ngjarjet në Old Trafford: Tifozët nuk lejuan të zhvillohej takimi United - Liverpool

Ndërsa Gary Neville, Roy Keane dhe Jamie Carragher mbrojtën të drejtën e tifozëve për të protestuar, Souness dënoi veprimet e tyre.

“Nëse kjo do të kishte goditur ndonjërin prej nesh, ne do të ishim të shtrirë në spital të plagosur përgjithmonë në njërën anë të fytyrës tonë”, ka thënë ai. “Kështu që nuk është një situatë e qeshur”.

Shënojnë gola dhe hipin mbi rrjetën e portës - skena nga protesta e tifozëve në Old Trafford
Lexo po ashtu Shënojnë gola dhe hipin mbi rrjetën e portës - skena nga protesta e tifozëve në Old Trafford

“Dikush na hodhi një kanaçe të plotë birre. Përsëri, nëse kjo ju kap në vendin e gabuar, kjo madje mund t’ju vrasë. Pra, le të mos jemi të butë rreth situatës. Kjo është e papranueshme”.

Souness gjithashtu filloi një mbrojtje të befasishme të familjes Glazer, duke këmbëngulur që zemërimi i tifozëve të United ndaj pronarëve të tyre është “keqdrejtuar”.

Para derbit me Liverpoolin - tifozët e Manchester United futen në stadium me protesta të ashpra
Lexo po ashtu Para derbit me Liverpoolin - tifozët e Manchester United futen në stadium me protesta të ashpra

“Nuk mendoj se do [të ketë ndikim]”, shtoi ai. “Glazers, që kur Fergie [Sir Alex Ferguson] doli në pension, u ka dhënë trajnerëve të njëpasnjëshëm mbi një miliard euro për të shpenzuar. Unë mendoj se janë 719 milionë euro shpenzime neto gjatë tetë viteve”.

Ende nuk është bërë e ditur se kur do të luhet ndeshja mes Manchester United dhe Liverpoolit, por me gjasë mund të luhet edhe të hënë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori