LAJMI I FUNDIT:

Legjenda e Arsenalit, Parlour kritikon Sanchezin pas deklaratave se deshi të largohej nga Unitedi pas vetëm një stërvitjeje

Legjenda e Arsenalit, Parlour kritikon Sanchezin pas deklaratave se deshi të largohej nga Unitedi pas vetëm një stërvitjeje

Ray Parlour ka kritikuar sulmuesin Alexis Sanchez për mentalitetin e tij “të frikshëm”, ndërsa e goditi atë për deklaratat rreth dëshirën së tij për t’u larguar nga klubi pas seancës së tij të parë stërvitore.

Sanchez duroi një kohë të keqe 18-mujore te Unitedi pasi vendosi të largohej nga Arsenali në janar të vitit 2018.


Ylli i Kilit arriti të shënonte vetëm pesë gola në 45 paraqitje në të gjitha garat për Djajtë e Kuq, mes pikëpyetjeve mbi formën dhe përkushtimin ndaj klubit.

31-vjeçari foli për kohën e tij në Mançester gjatë një video direkt në Instagram në fillim të kësaj jave dhe pranoi se u pendua menjëherë për vendimin e tij për t’u larguar nga Arsenali.

Sanchez zbulon histori interesante nga koha te Unitedi: Doja të kthehesha te Arsenali pas seancës time të parë stërvitore
Lexo po ashtu Sanchez zbulon histori interesante nga koha te Unitedi: Doja të kthehesha te Arsenali pas seancës time të parë stërvitore

“Pas seancës së parë stërvitore kuptova shumë gjëra, erdha në shtëpi dhe pyeta familjen time dhe menaxherin tim nëse mund ta prishja kontratën dhe të kthehesha në Arsenal, diçka nuk më shkonte mirë, por unë tashmë kisha nënshkruar”, ka thënë Sanchez.

Ish-mesfushori i Arsenalit, Parlour ka lëshuar një përgjigje të zemëruar ndaj komenteve të Sanchez, duke këmbëngulur se mendimi i tij nuk i shkon për shtat një futbollisti profesionist që luan në nivelin më të lartë.

“Nëse ai me të vërtetë dëshironte të bashkohej me Man Cityn, pse nuk i uli pagat dhe të thoshte: ‘Unë do të nënshkruaj për 250 mijë funte në javë?’ Me siguri ai mund të jetojë me 250 mijë javë?”, ka thënë fillimisht Parlor për talkSPORT.

“Ai mori 560 mijë funte në javë kur shkoi te Manchester Unitedi. Kjo është e frikshme”.

“Si mund të thuash, si lojtar, kur arrin në një klub që dëshiron të largohesh ditën tjetër?. Kjo nuk është e drejtë. Ky mentalitet nuk duhet të jetë te një futbollist”.

“Ju duhet të thoni: ‘Është Manchester Unitedi, një nga klubet më të mëdha në botë, dhe unë duhet të luftoj për pozicionin tim dhe të sigurohem që të përpiqem të performoj siç bëra në Arsenal”.

“Mund të jetë një stil i ndryshëm i futbollit, mund të mos i përshtatet atij, por duhet të përpiqesh të fitosh tifozët, lojtarët – të gjithë. Dhe kjo është ajo që ai nuk bëri”, përfundoi ish-kapiteni i Arsenalit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori