LAJMI I FUNDIT:

Legjenda argjentinase me deklaratë të fuqishme: Messi po bën Maradonën në këtë botëror, kush nuk e do atë nuk e do futbollin

Legjenda argjentinase me deklaratë të fuqishme: Messi po bën Maradonën në këtë botëror, kush nuk e do atë nuk e do futbollin

Lionel Messi është duke zhvilluar Botërorin më të mirë në karrierën e tij ku po shkëlqen në ‘Katar 2022’.

Legjenda e gjallë argjentinase ka shkëlqyer me Kombëtaren e tij ku në pesë ndeshje ka shënuar katër gola e ka asistuar në dy të tjerë.


Messi do të përballet me Kroacinë në gjysmëfinale, teksa synon që ta fitojë për herë të parë Kupën e Botës.

Jorge Valdano, kampion bote me Argjentinën në vitin 1986 së bashku me Diego Maradonën ka dhënë një intervistë për ‘TyC Sports’ ku ka analizuar lojën e Messit dhe Argjentinës.

Ish-futbollisti argjentinas ka thënë se Messi po e bën Maradonën në këtë Kupë të Botës, teksa ka thënë se kush nuk e do bashkëkombësin e tij nuk e do futbollin.

“Messi po tregon esencën e futbollit. Ai është më i lidhur se kurrë me njerëzit dhe tregon karakterin që ka pasur gjithmonë. Ai po bën Maradonën në këtë Botëror”.

“Jam i mrekulluar nga Messi që nga dita e parë që e pashë. Messi ka 20 vjet që është gjeni. Kush nuk e do Messin, nuk e do futbollin”, ka thënë Valdano.

Tutje ish-legjenda e Real Madrid foli edhe për eliminimin e hershëm të Spanjës nga Kupa e Botës.

“Spanja duhet të rishikojë projektin e futbollit. Tiki-taka ishte një zgjidhje e bekuar, por vdiq me një mijë pasimet këtu (duke iu referuar Botërorit të Katarit) siç vdiq me një mijë pasime në Rusi”.

“Spanja nuk kishte lojtarë që bëjnë diferencën dhe që peshojnë në zonën e kundërshtarit. Disa futbollistë “bien në dashuri” me pasimet në krah dhe nuk rrezikojnë aq shumë. Ndoshta disa nga të rinjtë e Spanjës do të bëhen të jashtëzakonshëm në Kupën tjetër të Botës”, tha Valdano. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori