Në këtë kohë të pandemise coronavirus, artistë të ndryshëm kanë vendosur të mos i publikojnë albumet dhe këngët e tyre.

Një vendim të tillë duket se nuk e ka marrë edhe rep-artisti Ledri Vula. Ai ditë më parë ka publikuar albumin e tij “10\10”, e që disa këngë të albumit i ka përgatitur edhe me videoklip.

“Alien”, titullohet kënga më e re e tij e shkëputur nga albumi, e që vjen me një videoklip tejet të veçantë.

View this post on Instagram

OUT NOW || ALIEN 👽

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on Mar 24, 2020 at 11:59am PDT

Punën e gjithë të këtij videoklipi e ka bërë kompania ‘Supercut’, ku Ledri paraqitet i veshur në të zeza dhe në të ekziston vetëm një skenë bardh e zi me tekst të këngës.

Melodia dhe teksti i kësaj kënge, si edhe në shumicën e projekteve të tjera janë të realizuara nga vetë Ledri, kurse muzika është realizuar nga Butrint Bucinca dhe Duja.

Projekti tashmë gjendet në YouTube dhe të gjitha platformat digjitale dhe ka filluar që menjëherë të dëgjohet. /Telegrafi/