LAJMI I FUNDIT:

Ledri Vula paralajmëron hite të reja në verë (Video)

Ledri Vula paralajmëron hite të reja në verë (Video)

Sukseset për të janë të vazhdueshme. I mjaftojnë vetëm pak orë që këngët e tij të marrin epitetin e hitit. Ka me mijëra fansa pas vetes, të cilët jo rrallë di edhe t’i befasojë me prurjet që bën.

Të njëjtën gjë, Ledri Vula bëri me promovimin e projektit më të ri muzikor, të cilin e bëri në një mënyrë më të veçantë. “Kings” mban titullin kënga e re e rep artistit, të cilin për herë të parë publiku pati rastin ta dëgjojë të interpretuar nga Ledri në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.


Prezantimi i kësaj kënge u bë para një numri tejet të madh adhuruesish të muzikës së tij, të cilët ishin mbledhur për ta parë këngëtarin nga afër, pavarësisht që disa prej tyre nuk e kishin idenë se për çfarë ishin ftuar. Këtë projekt muzikor rep artisti e konsideroi shumë të veçantë dhe, sipas tij, kjo është arsyeja që i është bërë një promovim më i madh paraprakisht.

Videoklipi është xhiruar nga produksioni “Entermedia”, por marrë parasysh profesionin që Ledri ka, është e pamundur të mos ketë pasur gisht në realizimin e tij, raporton emisioni “Express” i KTV-së.

Ndërsa menjëherë pas publikimit të këngës në kanalin zyrtar të këngëtarit në Youtube, ajo ka pasur një shpërndarje të madhe në rrjetet sociale e është klikuar me qindra-mijëra herë. Të entuziazmuar për prezantimin e tij, të pranishmit gjatë gjithë prezencës së Ledrit në skenë e përcollën me duartrokitje e brohoritje të vazhdueshme.

E për të gjithë ata që ishin prezentë, këngëtari u bëri dhuratë nga një CD me projektin e ri muzikor, e po ashtu edhe nga një bluzë me emrin e tij.

Nëse ndalemi te projektet e reja muzikore, Ledri bëri të ditur se është duke punuar shumë sa i përket kësaj pjese dhe përveç “Kings”, edhe shumë hite të tjera priten gjatë këtij viti nga ai.

Përveç këngëve solo, kohëve të fundit Ledri Vula është veçuar edhe për bashkëpunimet e shumta që ka sjellë. E se pse më shumë ka qenë më shumë i fokusuar në bashkëpunime, kjo sipas këngëtarit ka një arsye.

Pavarësisht që kohëve të fundit këngëtarët po janë të angazhuar edhe gjatë sezoneve të tjera, vera mbetet më e angazhuara për ta. Kështu, Ledri bëri të ditur se edhe sivjet do të jetë i pranishëm gjithandej ku ka shqiptarë. “Kings” është vetëm fillimi sa i përket këtij sezoni për Ledri Vulën, këngë të tjera solo e bashkëpunime pritet të vijnë gjatë muajve të nxehtë nga ai.

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Kalo në kategori