LAJMI I FUNDIT:

LeBroni i rekordeve, ai ka lindur për të shkruar historinë

LeBroni i rekordeve, ai ka lindur për të shkruar historinë
(Foto: Getty Images)

Emri i LeBron James po gdhendet gjithnjë e më shumë me germa të arta në librat e NBA-së si një nga më të mirët e të gjitha kohërave në historinë e basketbollit amerikan.

Mbrëmjen e të martës, 33-vjeçari nga Akon festoi rekordin e radhës në NBA. Me 31 pikë, 11 asistime dhe 12 kërcime që realizoi në sfidën ndaj Brooklyn Nets, ai jo vetëm që udhëhoqi Cleveland Cavaliers drejt një fitoreje të rëndësishme me shifrat 129-123, por njëkohësisht u bë lojtari i parë i NBA-së që arrin kuotën e 30 mijë pikëve, tetëmijë topave të kontrolluar poshtë tabelës dhe tetëmijë asistimeve.


(Foto: Getty Images)

Pas këtij suksesi nën shenjën e mbretit James, vendi i tretë në Konferencën e Lindjes vazhdon të jetë pronë e Cleveland Cavaliers, të cilët gjithsesi kërcënohen jo pak nga Washington Wizards që gjithashtu mori një fitore me shumë peshë në një udhëtim të vështirë si ajo e Wisconsin – transmeton SuperSport.

TË GJITHA LAJMET PËR NBA
Lexo po ashtu TË GJITHA LAJMET PËR NBA

Rezultati i sfidës ishte 107-104 në favor të kryeqytetasve. teksa vendasve të Milwaukee Bucks nuk u mjaftoi forma e mirë e liderit të ekipit, Giannis Antetokounmpo, autori i 23 pikëve tetë asistimeve dhe 13 rikuperimeve. Te Wizards më i miri mbi parket ishte Bradley Beal me 21 pikë.

Rikthehet Dwyane Wade i kohërave të arta dhe fiton Miami Heat. I rikthyer te skuadra e tij e zemrës në afatin dimëror, veterani 36-vjeçar realizoi 27 pikë në sfidën ndaj Philadelphia 76-ers duke udhëhequr Miamin drejt fitores me shifrat 102-101, një sukses ky që e afron skuadrën nga Florida, gjithnjë e më shumë me kualifikimin në play-off.

(Foto: Getty Images)

Buzëqesh edhe Los Angeles Clippers që në Pepsi Center të Colorados mori një fitore të madhe me përmbysje ndaj Denver Nuggets me rezultatin 122-120.

Një sfidë e drejtpërdrejt kjo për vendin e tetë në Perëndim, me kalifornianët që parakaluan Nuggets në renditje. Më i miri mbi parket për Clippers ishte i përhershmi Lou Williams, autori i 25 pikëve.