LAJMI I FUNDIT:

LeBron rikthen Lakers te fitorja, Brooklyn bën përmbysje spektakolare ndaj Suns

LeBron rikthen Lakers te fitorja, Brooklyn bën përmbysje spektakolare ndaj Suns
(Foto: Instagram/lakers)

Los Angeles Lakers rikthehet te fitorja dhe e bën këtë me shifrat 104-112 në udhëtimin e “Target Center” ndaj Minnesota Timberwolves.

Vetëm dy ditë pas humbjes me Denver Nuggets, kalifornianët reagojnë në mënyrën më të mirë, ndonëse duhet pranuar se suksesi në Minnesota nuk ishte aspak i lehtë.


LeBron James ishte protagonist për Lakers, pasi arriti të shënojë 30 pikë, të rikuperojë 13 topa dhe të japë 7 asiste, ndërsa ylli tjetër i skuadrës Anthony Davies vijon të qëndrojë jashtë parketit për shkak të një dëmtimi.

View this post on Instagram

A post shared by Los Angeles Lakers (@lakers)


Vijon të bëjë mirë edhe Brooklyn Nets, që mposhti Phoenix Suns me shifrat 124-128 në një nga sfidat më spektakolare të javës. James Harden ishte protagonist i padiskutueshëm i Nets, me 38 pikë të shënuara, 7 rikuperime dhe 11 asiste, duke kontribuar në përmbysjen spektakolare.

Phoenix e nisi në mënyrë perfekte ndeshjen dhe kur kishte mbaruar gjysma e lojës, vendasit kryesonin me rezultatin e thellë 75-55, megjithatë reagimi i Brooklyn ishte fantastik në gjysmën e dytë, pasi ia dolën të përmbysin gjithçka dhe të marrin fitoren e katërt radhazi – transmeton SuperSport.

Ka fituar edhe Portland Trail Blazers, që iu imponua Oklahoma City Thunder me shifrat 104-115 dhe regjistroi suksesin e pestë radhazi në kampionat, që vijon ta ngjitë në renditje. Lillard ishte protagonist i Trail Blazers me 31 pikë të shënuara, 7 rikuperime dhe 10 asiste.

Në sfidat e tjera Boston Celtics mposhti Denver Nuggets me shifrat 112-99, New Orleans Pelicans triumfuan me rezultatin e thellë 113-144 dhe Toronto Raptors mposhti Milwaukee Bucks me shifrat 113-124.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
Kalo në kategori