LAJMI I FUNDIT:

LeBron James e sheh më afër se kurrë pensionimin në NBA

LeBron James e sheh më afër se kurrë pensionimin në NBA

Në moshën 36-vjeçare, ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James është ende një nga lojtarët më të mirë në NBA dhe niveli i tij i produktivitetit nuk është ulur.

Megjithatë, kampioni me tri ekipe të ndryshme e di se koha e tij në fushë po i afrohet fundit.


“E di që jam në anën tjetër të kodrës, në krahasim me kodrën ku isha më parë. E di këtë”, ka thënë fillimisht James.

“Por, dua të them, kam menduar për këtë, ku jam. Unë jam ende duke luajtur në një nivel kaq të lartë, nuk e kam menduar shumë”.

Arritje historike e LeBron James: Gjysmën e jetës e ka kaluar në NBA
Lexo po ashtu Arritje historike e LeBron James: Gjysmën e jetës e ka kaluar në NBA

Rekordi historik prej 36 mijë pikësh

Në ndeshjen e së martës së kaluar, në të cilën Lakers mundën Houston Rockets, LeBron u bë vetëm i treti në historinë e NBA që shënoi të paktën 36 mijë pikë dhe ishte gjithashtu më i riu që e bëri këtë.

Por, megjithëse mund të duket ndryshe, mesatarja e pikëve të tij për lojë në sezonin aktual të NBA (27.6) është më e larta për “Mbretin” që nga sezoni 2009-2010.

Përveç kësaj, për herë të parë këtë vit ai e filloi lojën si qendër, kështu që një nga karakteristikat e tij kryesore, aftësia për të plotësuar role të shumta mbetet e paprekur.

“Unë jam në vitin e 19-të dhe nuk do të bëj 19-të tjera, kështu që nuk jam në gjysmë të karrierës sime. Jam në anën tjetër të kodrës. Pra, do të shohim se ku do të më çojë ndeshja”.

“Do të shohim se ku më çon trupi im dhe mendja ime. Për sa kohë që mendja ime qëndron e freskët dhe trupi im qëndron me këtë, unë mund të luaj”, përfundoi amerikani.

Në ndjekje të rekordit të Kareem Abdul-Jabbar

“Mbreti” është në listë vetëm pas Kareem Abdul-Jabbar (38.387 pikë) dhe Karl Malone (36.928 pikë) dhe sipas një projeksioni të moderuar prej 1.500 pikësh në sezon (ai ka shënuar vetëm një herë më pak se kjo shumë), do t’i duhej më pak se dy sezone për t’u bërë lideri i të gjitha kohërave në këtë kategori.

Është e vërtetë që një dëmtim i gjoksit e ka kufizuar këtë vit, por sot për sot LeBron James është i shëndetshëm dhe në nivel të lartë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori