LAJMI I FUNDIT:

Leart Paqarada kërkon nga tifozët që mos t’i fyejnë lojtarët e Kosovës

Leart Paqarada kërkon nga tifozët që mos t’i fyejnë lojtarët e Kosovës

Leart Paqarada ka folur për humbjen që Kosova pësoi në shtëpi ndaj Sllovenisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja jonë u mposht 1-0 në Fadil Vokrri ndaj sllovenëve, mirëpo mbrojtësi ka thënë se tifozët nuk duhet t’i fyejnë lojtarët për shkak të humbjeve.


“Është fazë negative për skuadrën. Fazë e vështirë. Loja nuk ishte e keqe, na mungonin metrat e fundit. Është kohë ku duhet të jemi të bashkuar”, ka thënë Paqarada në Super Sport.

Challandes nuk mendon se bëri zëvendësime të vonshme - i del në mbrojtje formacionit të tij
Lexo po ashtu Challandes nuk mendon se bëri zëvendësime të vonshme - i del në mbrojtje formacionit të tij

“Po, ishte humbje e madhe. Ishte dështim, mirëpo në këtë kohë duhet që e gjithë Kosova të jetë pozitive. Së fundmi marr shembull Rrahmanin, Muriqin, Rashicën – populli i ofendoi, flasim për lojtarë të cilët unë jam krenar t’i kem ata në skuadrën time”.

“Ata që luajnë, janë djem që kanë lindur në Kosovë dhe kanë plotësuar ëndrrën dhe nuk na takon t’i fyejmë. Këtu ku jemi, ata ishin lojtarët kyç që na sollën këtu. Duhet të jemi më pozitivë, t’i ndihmojmë njëri tjetrit dhe të mos jemi negativ”.

Berisha: Të gjithë që e kanë shikuar ndeshjen e dinë se kemi qenë më të mirë se Sllovenia – nuk jemi Brazil
Lexo po ashtu Berisha: Të gjithë që e kanë shikuar ndeshjen e dinë se kemi qenë më të mirë se Sllovenia – nuk jemi Brazil

“Ndonjëherë në futboll futesh në një fazë ku nuk e kupton as vet ku është problemi. Ne në këtë fazë duhet të marrim mësim. Është fazë ku duhet qëndruar si bashku dhe të përkrahim njëri tjetrin”, ka shtuar më tej mbrojtësi i Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve

Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reagon më në fund Akil Gjakova

Reagon më në fund Akil Gjakova

Xhudo
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Datat e dy ndeshjeve gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve dhe kush me kë takohet

Datat e dy ndeshjeve gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve dhe kush me kë takohet

Liga e Kampionëve
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori