LAJMI I FUNDIT:

Leao: Serie A është e lehtë për mua, nuk më pëlqen moti në Londër

Leao: Serie A është e lehtë për mua, nuk më pëlqen moti në Londër
(Foto: Instagram/iamrafaeleao93)

Në një video të publikuar në YouTube nga dyqani i porsahapur në Milano, Kick Game, Rafael Leao ka bërë shaka duke thënë se konkurrenca në Serie A është shumë e lehtë për të, por edhe se nuk i pëlqen moti në Londër.

Sulmuesi ka folur për përvojën e tij në kampionatin italian gjatë një videoje promovuese për dyqanin luksoz të atleteve dhe veshjeve të rëndomta.


Portugezi ka realizuar 36 gola në 147 paraqitje me Rossonerët dhe u shpall futbollisti më i mirë i sezonit 2021/2022 kur Milani u shpall kampion i Italisë pas pritjes prej një dekade.

“Më duket se është (Serie A shumë e lehtë për mua). Jam në Serie A dhe më parë kam qenë në Francë, viti i parë ishte i vështirë… Por, pastaj me disa aftësi… kur je më i shpejtë mund të krijosh dhe ta bësh dallimin. Viti i dytë ishte shumë më i mirë dhe pastaj u zhvillova shumë e më shumë”.

“Duhet t’i tregoj botës se çfarë mund të bëj, brenda dhe jashtë fushës”, ka deklaruar tutje sulmuesi.

Milani dhe Leao kurrë nuk kanë qenë më larg marrëveshjes
Lexo po ashtu Milani dhe Leao kurrë nuk kanë qenë më larg marrëveshjes

Intervista ka prekur tema të ndryshme, në mesin e tyre edhe ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve, të cilën Rossonerët e zhvillojnë kundër Tottenham Hotspur më 8 mars në Londër, ku Leao ka qenë së fundmi.

“Nuk më pëlqeu moti. Ishte hera ime e parë në Londër, shkova për shoping”, ka thënë ai. /Telegrafi/