Leao jep sinjal për të ardhmen e tij – përmend dy gjigantët anglezë si klube që i pëlqejnë

Rafael Leao duket gjithnjë e më shumë i destinuar të largohet nga Milani pas dështimit të skuadrës për t’u kualifikuar në edicionin 2026/27 të Ligës së Kampionëve, ndërsa reprezentuesi portugez ka zbuluar edhe cilat ekipe të Ligës Premier i ka “të preferuara” në prag të afatit kalimtar të verës.
Leao është ish-fitues i Scudettos dhe i çmimit MVP në Serie A, ndërsa ka realizuar 80 gola në ndeshje zyrtare gjatë shtatë sezoneve me “Rossonerët”.
Megjithatë, pas një sezoni të vështirë 2025/26, ku ai dhe bashkëlojtarët e tij mbetën jashtë Ligës së Kampionëve, pavarësisht se për një pjesë të madhe të kampionatit kishin qenë në vendin e dytë, gjasat që ai të largohet janë rritur ndjeshëm.
Ka pasur sugjerime se klube si Manchester United, Chelsea apo madje edhe Barcelona mund të interesohen për një marrëveshje gjatë verës, nëse Leao bëhet i disponueshëm në afatin kalimtar.

Raportime të fundit pretendojnë se ai nuk ka dëshirë të transferohet as te Galatasaray e as te Fenerbahce, dhe as në Arabinë Saudite, pavarësisht interesimit të përfolur.
Teksa spekulimet për të ardhmen e tij vazhdojnë, sulmuesi ka dhënë një intervistë për Cernucci Podcast, ku ka folur për ekipet e tij të preferuara në Ligën Premier.
“Po, sigurisht”, u përgjigj ai kur u pyet nëse e ndjek shumë Ligën Premier.
“Më pëlqen (Manchester) United sepse idhulli im është Cristiano Ronaldo, prandaj atëherë i shikoja ata. Më pëlqen edhe Arsenali”, deklaroi portugezi./Telegrafi/










































