LAJMI I FUNDIT:

Le Petit Parisien (1921): Deklarata Nolit në Ligën e Kombeve, për konfliktin serbo-shqiptar

Le Petit Parisien (1921): Deklarata Nolit në Ligën e Kombeve, për konfliktin serbo-shqiptar

Gazeta franceze, “Le Petit Parisien”, ka botuar të enjten e 22 shtatorit 1921, në faqen e tretë deklaratën ekskluzive të Fan Nolit në lidhje me konfliktin serbo-shqiptar. Atdhetari shqiptar, i shqetësuar nga hordhitë serbe, përfaqësonte asokohe Shqipërinë në Ligën e Kombeve (Gjenevë) me qëllim të mbrojtjes së interesave tona kombëtare. Më poshtë mund ta lexoni deklaratën e tij të plotë.


“Gjenevë, 21 Shtator (Dep. Petit Parisien)

Imzot Fan Noli, delegat i parë i Shqipërisë në Ligën e Kombeve, ka paraqitur një protestë (shkresë) kundër veprimeve të Ushtrisë serbe, e cila ka pushtuar rajone të reja shqiptare dhe ka bombarduar disa fshatra. Ai na ka shprehur deklaratat në vijim:

Serbët, duke sulmuar kanë dashur të parandalojnë vendimin e Konferencës së ambasadorëve dhe të Ligës së Kombeve. Prandaj, grusht shteti i tyre është një sfidë e hedhur ndaj dy organeve që janë aktualisht të angazhuara për çështjen tonë. Unë mezi besoj se Qeveria në Beograd, duke vepruar kështu, është bazuar në premtime të fshehta që ajo mund të ketë marrë. Unë thjesht mendoj se ajo ka dashur të përfitojë nga pavendosmëria e përgjithshme. Megjithatë, shkatërrimi brutal i fshatrave paqësore do t’u kujtojë në mënyrë efektive liderëve të politikës evropiane ndjenjën e realitetit.

Tani është e kuptueshme se problemi shqiptar është diçka që nuk mund të vonohet. Objektivi ushtarak i kësaj ofensive është pushtimi i malit të Lurës, në perëndim të Dibrës. Ky mal ka një pozitë shumë të fortë strategjike, i cili komandon fushën e Tiranës dhe tregjet jugore të Mirditës. Trupat që do të instalohen aty do të mbajnë vendin nën një kërcënim të vazhdueshëm dhe do të mund të pushtojnë kryeqytetin tonë kur të duan. Prandaj, Ushtria shqiptare nuk mund të pranojë këtë zotërim pa u përpjekur për ta kundërshtuar atë. Lufta është e pashmangshme nëse nuk do të ketë një ndërhyrje.

Operacionet aktuale të shtabit serb kanë qenë të lehta për shkak se trupat e tyre, në pikënisje, pushtuan linjën e famshme të demarkacionit, e vendosur në mënyrë arbitrare gjatë kohës së armëpushimit dhe se tashmë na marrin pjesën e gjashtë të territorit të caktuar Shqipërisë nga ana e Konferencës së Londrës më 1913.

Serbët që prej tre muajsh organizonin bandat e armatosura të artilerisë dhe të mitralozave, të komanduara rregullisht nga oficerë të cilët vepronin në krye të Ushtrisë me qëllim për të përgatitur rrugën për pushtimin. Këto grupe kanë pikën e tyre të mbledhjes në territorin serb, Prizren, ku gjendet pseudo-qeveria mirditore e Marka Gjonit, dhe në Dibër. Por, ata u zmbrapsën kudo. Kështu, serbëve u ra maska dhe tani ata do të sjellin trupa të rregullta.

Unë nuk dua të hap këtu një debat mbi statusin territorial të Shqipërisë apo mbi kontradiktat e politikës serbe. Pas shpalljes së paqes, Serbia pranoi, zyrtarisht dhe disa herë, vlefshmërinë e kufijve të vitit 1913, por ajo tani refuzon t’i njohë. Gjithsesi, asgjë nuk justifikon masat brutale që ajo ka ndërmarrë. Serbët pohojnë se ata kanë të drejtë. Në qoftë se ata janë të bindur për drejtësinë e kauzës së tyre, mjaftonte të prisnin thjesht verdiktin e Ligës së Kombeve, i cili tashmë nuk do të vonojë. Në vend të kësaj dhe pikërisht në momentin kur popujt aspirojnë me gjithë shpirt paqen, ata përdorin dhunën dhe nuk ngurojnë të përdorin armët.

Rastësi domethënëse: ky agresion i ri përsëritet pothuajse një vit më vonë nga shkatërrimi i 150 fshatrave shqiptare të luginës së Drinit prej trupave serbe.” /darsiani.com/Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
XHUBLETA

XHUBLETA

Poezi
NDARJA

NDARJA

Poezi
Vetëdija jonë

Vetëdija jonë

Fjala+
Aktori Abdurrahman Shala - eprori i dikurshëm i një burgu në Prishtinë, që ndali vrasjet e shqiptarëve!

Aktori Abdurrahman Shala - eprori i dikurshëm i një burgu në Prishtinë, që ndali vrasjet e shqiptarëve!

Kulture
POPULUS ILLYRICUS

POPULUS ILLYRICUS

Poezi
Faith Ringgold: Artistja që kapi shpirtin e ShBA-së

Faith Ringgold: Artistja që kapi shpirtin e ShBA-së

Piktura
Kalo në kategori