LAJMI I FUNDIT:

LDK do ta zgjedh kryetarin e ri pa praninë e medieve

LDK do ta zgjedh kryetarin e ri pa praninë e medieve

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), të shtunën do ta mbajë Kuvendin e IX-të zgjedhor, ku do ta zgjedhë kryetarin e ri.

Kuvendi do të jetë i mbyllur për media.


Sipas njoftimit të kësaj partie, LDK fton mediat që të përcjellin këtë aktivitet, i cili mbahet nesër (e shtunë), më datë 3 gusht, në orën 10:00, bëhet me dije se mediat mund të marrin vetëm pamje në hyrje të hotelit ku mbahet ky Kuvend.

E tek pas punimeve të Kuvendit Zgjedhor, pritet një  konferencë për media.

“Nesër (e shtunë), më datë 3 gusht 2019, në orën 10:00, Lidhja Demokratike e Kosovës finalizon procesin zgjedhor, mban Kuvendin e IX Zgjedhor. Kuvendi mbahet në Emerald Hotel. Regjistrimi i pjesëmarrësve bëhet nga ora 09:00. Në pjesën hyrëse mediet mund të marrin pamje. Pas punimeve të Kuvendit, LDK mban konferencë për medie”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Të gjitha lajmet nga Kuvendi Zgjedhor i LDK-së
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kuvendi Zgjedhor i LDK-së

Kjo nuk është hera e parë që LDK-ja mbyll për media punimet në Kuvende Zgjedhore, pas atij që njihet tashmë si Kuvendi i karrigeve.

Në Kuvendin e kaluar, në maj të 2015-s, në të cilin probleme kishte pasur me Vjosa Osmanin të cilës i ishte mohuar kandidimi si dhe me Donika Gërvalla Schartz, mediat ishin larguar nga salla, në momentin që kishin nisur pakënaqësitë mes delegatëve për përfaqësim në Këshillin Drejtues të partisë.

Isa Mustafa ishte rizgjedhur kryetar, me aklamacion në këtë Kuvend. Ndërsa për herë të parë ai ishte zgjedhur në vitin 2010, derisa kundër-kandidat e kishte kryetarin e deriatëhershëm Fatmir Sejdiu. E ky i fundit ka shprehur kandidaturën për t’u kthyer në krye të LDK-së.

Arrihet marrëveshja për kandidatin konsensual për kryetar të LDK-së
Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja për kandidatin konsensual për kryetar të LDK-së

Duhet theksua se, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se është arritur marrëveshja për një kandidat konsensual për kryetar të LDK-së.

“Është e vërtet se është arritur marrëveshja për një kandidatë konsensual për kryetar i cili formalisht do të shpallet nesër në ora 10:00 në Kuvendin e LDK-së”, tha ai të premten në Debatplus, përcjell Telegrafi.

Në Kuvendin e nesërm të LDK-së, parti kjo që deri tani është udhëhequr nga Isa Mustafa, pritet të marrin pjesë 355 delegatë nga 38 degë.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori