LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja për kandidatin konsensual për kryetar të LDK-së

Arrihet marrëveshja për kandidatin konsensual për kryetar të LDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se është arritur marrëveshja për një kandidat konsensual për kryetar të LDK-së.

Haziri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk është e vërtet se është arritur marrëveshja që ai do të jetë kandidatë për kryeministër.


“Është e vërtet se është arritur marrëveshja për një kandidatë konsensual për kryetar i cili formalisht do të shpallet nesër në ora 10:00 në Kuvendin e LDK-së”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Të gjitha lajmet nga Kuvendi Zgjedhor i LDK-së
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kuvendi Zgjedhor i LDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se është i kënaqur që LDK po shkon drejt marrëveshjes së madhe e që sipas tij “do ta bëj kthimin e madh të LDK-së”.

Ai ka thënë se Fatmir Sejdiu ka shprehur gatishmërinë te jetë pjesë e procesit.

“Është në vlerësimin e tij nëse ai do të jetë pjesë e konsensusit apo kandidatë për kryetar”, tha më tej Lutfi Haziri.

Kuvendi i Nëntë Zgjedhor i LDK-së, do të mbahet nesër  më 3 gusht 2019 në hotelin Emerald duke filluar nga ora 10:00, ndërsa regjistrimi i delegatëve do të bëhet nga ora 9:00./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori