LAJMI I FUNDIT:

LDK premton zhvillim ekonomik dhe zhvillim të bujqësisë në Deçan

LDK premton zhvillim ekonomik dhe zhvillim të bujqësisë në Deçan

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur sot pasdite takim elektoral në Deçan me simpatizantë, ku prezantoi kandidatin për kryetar Malë Lokaj dhe shpalosi programin qeverisës për katër vitet e ardhshme, që parasheh zhvillimin ekonomik, zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit.

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa me këtë rast tha se ka ardhur koha që Deçanin ta drejtojë Lidhja Demokratike e Kosovës me një shembull të mirë të qeverisje, ngase sipas tij Malë Lokaj është njeri i ndërgjegjshëm i kësaj komune.

Ai tha se si LDK do të bëjnë shumë që përmes pushtetit lokal dhe pastaj edhe pushtetit qendror të punohet në proceset e integrimit, në mënyrë që Kosova të mos jetë vend i izoluar, por të integrohet në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ai tha se ky është projekti i qeverisjes, edhe pa korrupsion.

E kandidati për kryetar Malë Lokaj tha se me këtë barrë mbi supe po i hyn kësaj sfide të radhës, zgjedhjeve lokale të 22 tetorit me shpresën reale se të gjithë së bashku, sinqert dhe në bashkëpunim do t’ia dalin mbanë.

Lokaj premtoi investime të mëdha në bujqësi si dhe në turizëm.