Lazio po kalon periudhë të mirë, thotë Pioli

Biancocelestët shënuan fitore 3-1 në Torino dhe siguruan kështu vend në çerekfinale të garës, ku do të ndeshen me Milanin.
“Ne po kalojmë nëpër një periudhë të mirë të formës dhe e di se janari do të jetë një muaj i rëndësishëm në listën e ndeshjeve”, ka thënë Pioli, transmeton Telegrafi.
“Jam me fat që kam një skuadër të kompletuar që ka shumë kualitet në të gjitha fushat”.
“Tash ne mund të shikojmë përpara në Napolin (në fundjavë në kuadër të Serie A), që do të jetë një ndeshje e vështirë”, ka shtuar trajneri. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
15/01/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate















































