Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të udhëtojë në Maltë për një takim të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në fillim të dhjetorit.
Nëse konfirmohet, kjo do të jetë hera e parë që Lavrov viziton një vend të BE-së që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në fillim të vitit 2022.
Bëhet e ditur se hera e fundit që Lavrov vizitoi ndonjë vend të BE-së ishte në dhjetor të vitit 2021 – dy muaj para luftës gjithëpërfshirëse të Rusisë kundër fqinjit të saj perëndimor – gjithashtu për një takim të këshillit ministror të OSBE-së në Stokholm.
Në dhjetor të vitit 2022, pothuajse një vit pas luftës së Rusisë, OSBE u mblodh në Lodz të Polonisë.
Por, Varshava refuzoi hyrjen e Lavrovit në vend, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Vitin e kaluar, takimi u zhvillua jashtë BE-së, në vendin e Ballkanit Perëndimor, Maqedoninë e Veriut – ku Lavrov mori pjesë personalisht në seancë.
Siç raportohet, udhëtimi i vitit 2023 shkaktoi kritika të zëshme nga Kievi mes përjashtimeve të minutës së fundit nga sanksionet ekzistuese kundër Kremlinit.
Bullgaria, një anëtare e BE-së, i dha leje një aeroplani që mbante Lavrov të fluturonte nëpër hapësirën ajrore të vendit në rrugën drejt kryeqytetit maqedonas, Shkup.
Leja ishte e përkohshme dhe e vlefshme vetëm për tre orë para dhe 72 orë pas datës dhe orës së planifikuar të fluturimit.
Maqedonia e Veriut, një vend kandidat për në BE, gjithashtu lëshoi një leje të ngjashme.
Ndryshe, Ukraina, Letonia, Estonia dhe Lituania e bojkotuan takimin.
Pothuajse të gjitha vendet evropiane kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për aeroplanët rusë për shkak të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.
Për më tepër, BE vendosi sanksione kundër Lavrov, liderit të Kremlinit Vladimir Putin dhe të tjerëve të përfshirë në luftën e agresionit të Moskës në shkurt 2022.
Nëse konfirmohet nga Malta, udhëtimi i Lavrov në takimin e këtij viti do të ngrejë pyetje serioze në Komisionin Evropian dhe Këshillin e Bashkimit Evropian.
Të gjitha vendet anëtare të BE-së janë anëtarë pjesëmarrës të OSBE-së, një organizatë rajonale e orientuar drejt sigurisë që përfshin 57 vende në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Azi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShefi i forcave të armatosura britanike paralajmëron se bota është në prag të epokës së tretë bërthamore
Shërbimi sekret hungarez spiunoi zyrtarët e BE-së
Erdogan flet rreth luftimeve në Siri
Gjykata Kushtetuese anulon zgjedhjet presidenciale në Rumani pas akuzave për ndërhyrje ruse
Ukraina zbulon dronin e ri që mund të fluturojë 700 kilometra, në përpjekje për të rritur sulmet me rreze të gjatë
Bota po ngrohet më shpejt se sa pritej - shkencëtarët tani mendojnë se e dinë pse
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Pranon që t’ia zbret çmimit të madh pesë mijë euro - reagimi i Lelës kur pa pamjet që trazuan rrjetin
Pamjet shqetësuese shfaqen brenda stadiumit të ri të Evertonit përpara përurimit
Vizita e Kurtit në Sarajevë sot është problem për Dodikun - pesë vite më parë vetë e ftoi presidentin e Kosovës
Shumë ministra evropianë bojkotojnë fjalimin e Lavrovit - zyrtarin rus e quajnë kriminel lufte
Xhensila flet për një periudhë të trishtë të jetës: Nëna ime u plagos me shtatë thika nga babai im dhe humbi njërën nga duart
Banorët e Kalifornisë filmuan momentin kur një tërmet me magnitudë 7.0 goditi vendin e tyre