LAJMI I FUNDIT:

Laszlo Szasz i pari në Kullë – Kalenderi fantastik

Laszlo Szasz i pari në Kullë – Kalenderi fantastik

Hungarezi Laszlo Szasz është fituesi i garës që u mbajt në Kullë, e vlefshme për Kampionatin e FIA CEZ (Zona e Evropës Qendrore) dhe për Kampionatin e Kosovës.

Laszlo Szasz me makinën e tij Raynard Zytek (e ngjashme me bolidin e Formulës) deri te fitorja arriti me kohën 06:30.257 minuta, përfshirë dy vozitjet.

“Ishte një garë shumë e mirë, me garues shumë konkurrues, me organizim të shkëlqyeshëm dhe mikpritje fantastike. Do të vij edhe në të ardhmen këtu, sepse qëllimi im është të thyej rekordin e shtegut”, ka thënë Szasz pas garës, ndërsa rekordin në Kullë e mban Bardhyl Canolli.

Pavarësisht fitores së garuesit hungarez, vëmendjen më shumë e tërhoqi Liridon Kalenderi, pasi vozitja ishte spektakolare duke marrë parasysh që kishte vonesë jashtëzakonisht të vogël në krahasim me fituesin, përkundër faktit që vetura e tij nuk mund të krahasohet me Raynard Zytek apo me Radicall. Diçka të tillë e pranoi edhe vetë garuesi hungarez.

“Unë edhe sot e dhashë maksimumin dhe jam i kënaqur me rezultatin, madje Szasz më tha se fitorja është imja”, është shprehur Kalenderi.

Në përgjithësi gara ka qenë shumë atraktive, nuk ka pasur asnjë problem, ndërsa të pranishëm ishin edhe ministrja e MKRS Vlora Dumoshi, zëvendësministri Engelbert Zefaj dhe drejtori i Departamentit  të Sportit Ibër Alaj, të cilët edhe morën pjesë në ndarjen e kupave e medaljeve.

Kampionati për FIA CEZ

Divizioni 1 – Grupi N

1.Liridon Kalenderi (Kos) Mitsubishi Evo 9 06:30.272
2.Leonit Thaqi (Kos) Honda Type R 07:21.042
3.Leutrim Bytyqi (Kos) Renault Clio 07:39.586

Divizioni 2 – Grupi A
1.Besfort Bunjaku (Kos) Opel Astra 07:20.105

Divizioni 3 – Grupi E1, GT
1.Grzegorz Duda (Pol) Hyundai i20 06:43.499
2.Gazmend Demolli (Kos) Audi S3 07:08.018
3.Besnik Çitaku (Kos) BMW E46 07:20.649

Divizioni 4 –Grupi D E2
1.Laszlo Szasz (Hun) Raynard Zytek 06:30.257

Divizioni 5 – Grupi CN
1.Bardhyl Canolli (Kos) Radicall SR8 06:52.090

Promo:
1.Filip Dzukleski (Maq.V.) Yugo 07:55.892
2.Emin Dobra (Kos) Opel Astra 08:02.768
3.Rejland Zyfi (Shqi) Corrado 08:04.904

Plasmani i përgjithshëm:
1.Laszlo Szasz (Hun) Raynard Zytek 06:30.257
2. Liridon Kalenderi (Kos) Mitsubishi Evo 9 06:30.272
3. Grzegorz Duda (Pol) Hyundai i20 06:43.499

Kampionati i Kosovës

Klasa 2 (mbi 1150 – 1400 ccm – N)
1.Ismail Smani (Peugeot 106 – Prizreni D&G) 08:06.414
2.Ernest Daka (Peugeot 106 – DTM) +01.171
3.Hysen Iseni (Peugeot 106 – Ferizaj) +35.211

Klasa 3 (mbi 1150 – 1400 ccm – E1)

1.Lëndrim Dogani (Peugeot 106 – Prizreni D&G) 07:52.285

2.Fatos Krasniqi (Opel Corsa – Prizreni D&G) +11.955

3.Shkëlqim Demaj (Opel Corsa – Peja/Visari) +48.464

Klasa 4 (mbi 1400-1600 ccm – S)

1.Yll Rugova (Honda Civic – HCR Gjakova) 07:47.

Klasa 5 (mbi 1400 – 2000 ccm – N)

1.Leonit Thaqi (Honda Type R – HCR Gjakova) 07:21.042

2.Leutrim Bytyqi (Renault Clio – Ferizaj) +18.544

Klasa 6 (mbi 1600 – 2000 ccm – E1, A, SP)

1.Besfort Bunjaku (Opel Astra – Ferizaj) 07:20.105

2.Faton Rama (Renault Clio – Eurogoma RT) +25.198

3.Arbër Rexhepi (Golf 3 – Ferizaj) +35.673

Klasa 7 (mbi 2000 ccm – N)
1.Liridon Kalenderi (Mitsubishi Evo 9 – Prizreni D&G) 06:30.272

Klasa 8 (mbi 2000 – 3000 ccm – E1)
1.Besnik Çitaku (BMW E46 – Eurogoma RT) 07:20.649

2.Kastriot Buçaj (Opel Astra – Prishtina RT) +50.169

3.Ardrit Namligjiu (Opel Astra – Prishtina RT) +01.36.971

Klasa 9 (mbi 3000 ccm – E1)

1.Gazmend Demolli (Audi S3 – Prishtina RT) 07:08.018

2.Osman Tovërlani (Audi S4- Eurogoma RT) +19.419

3.Mitat Vuçitërna (Audi A3 – Rahoveci) +50.278

Klasa F10 (E2)

1.Bardhyl Canolli (Radicall Sr8 – Eurogoma RT) 06:52.090

Plasmani i përgjithshëm:

  1. Liridon Kalenderi (Mitsubishi Evo 9 – Prizreni D&G) 06:30.272
  2. Bardhyl Canolli (Radicall Sr8 – Eurogoma RT) 06:52.0907
  3. Gazmend Demolli (Audi S3 – Prishtina RT) 07:08.018

Plasmani ekipor:

1.Prizreni D&G 55 pikë

2.Eurogoma RT 50

3.Prishtina RT 47

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori