'Last Dance' arrin 1 milion klikime, Dua kështu feston (Video)

Kënga “Last Dance” e Dua Lipas ka arritur 1 milion klikime në kanalin muzikor, YouTube.
Me këtë rast këngëtarja shqiptare ka publikuar një video në Facebook duke vallëzuar, ndërsa ka falënderuar fansat për përkrahjen e madhe.
“1 milion klikime në ‘Last Dance’, ju jeni më të mirët. Faleminderit për gjithë këtë mbështetje. Ky është vallëzimi im festiv, ju dërgoj shumë dashuri”, ka shkruar Dua.
Ndërkohë, këngëtarja është duke punuar për projekte të reja, të cilat pritet të publikohen në muajt e ardhshëm. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
01/03/2016
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






























































