LAJMI I FUNDIT:

Laert Vasili befason me deklaratën në BBVA, thotë se rrjedh nga i njëjti trung familjar me Slobodan Milosheviqin?

Laert Vasili befason me deklaratën në BBVA, thotë se rrjedh nga i njëjti trung familjar me Slobodan Milosheviqin?

Një video e pazakontë e aktorit të njohur shqiptar, Laert Vasili, i cili është një nga banorët e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar reagime të shumta.

Në këtë video, Vasili gjatë një debati me banoren tjetër, Jozi, bën një deklaratë të habitshme, duke pretenduar se ka një lidhje trungu me diktatorin famëkeq serb, Slobodan Milosheviq.

“…me ish-ministrin e Mbrojtjes të Enver Hoxhës, me Beqir Ballukun. Në rregull? Dhe para se të vdiste, më tha shkoni në Ulqin, se rrjedhin nga Kelmendi, nga Vasot e Kelmendit, nga të cilët rrjedh e din kush? Nga Vasot e Kelmendit e din kush rrjedh? Sllobodan Millosheviqi nga ata që janë serbizuar dhe ne Vasot e Kelmendit zbritëm në jug të Shqipërisë dhe ruajtëm degën tonë në shqip. Kështu që prandaj të thotë vëllai… 7 Marsin vjet e din ku e festova? Në Ulqin, i ftuar nga Dritan Abazoviq”, shprehet ai në video.


Deklarata e tij ka nxitur shumë polemika në rrjet, me përdoruesit që janë shprehur të habitur, pasi nuk e kanë bërë dot lidhjen.

Disa e kanë quajtur thjesht një përpjekje për vëmendje, ndërsa të tjerë kanë kritikuar rëndë aktorin për përmendjen e një figure si Millosheviqi në një kontekst të tillë.

Për momentin, Laert Vasili nuk ka dhënë ndonjë sqarim shtesë për këtë deklaratë, ndërsa videoja vazhdon të shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur debate të forta mes ndjekësve të reality show-t. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli flet për herë të parë për raportin me Gjestin në Post Big Brother VIP Albania

Egli flet për herë të parë për raportin me Gjestin në Post Big Brother VIP Albania

Magazina
Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Magazina
Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Magazina

"Jam e dashuruar, por nuk e kam takuar akoma" - Loredana tregon vendimin që ka marrë për Jozin

Magazina
Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

Magazina
Një konkurrent në 'Celebrity Big Brother' në Angli habit opinionin me informacionet nga jashtë - e di se Katy Perry ka udhëtuar në hapësirë

Një konkurrent në 'Celebrity Big Brother' në Angli habit opinionin me informacionet nga jashtë - e di se Katy Perry ka udhëtuar në hapësirë

Magazina
Kalo në kategori