Antonio Conte ka më shumë të ngjarë të largohet nga Interi të martën sesa të mbetet, me Massimiliano Allegrin kandidatin e vetëm për ta zëvendësuar.

Komentet e trajnerit në vazhdën e humbjes 3-2 në finale të Ligës së Evropës nga Sevilla treguan se asgjë nuk ka ndryshuar që nga shpërthimi i tij i tërbuar pas përfundimit të sezonit në Serie A.

Conte është akoma i zemëruar me drejtuesit për një larmi arsyesh, duke filluar nga strategjia e transferimeve, deri tek vizioni i tyre se si të drejtohet klubi tek rrjedhjet e mediave.

Caktohet data e takimit të ‘nxehtë’ të Contes me drejtuesit e Interit Caktohet data e takimit të ‘nxehtë’ të Contes me drejtuesit e Interit

Një takim ngërç është planifikuar për të martën dhe burime të shumta në Itali insistojnë se rezultati më i mundshëm është përfundimi i kontratës me pëlqimin e ndërsjellë.

Interi nuk do të largojë Conten, sepse kjo do të nënkuptojë të duhet të vazhdojë pagimin e pagës së tij masive prej 10 milionë eurosh në sezon edhe dy vite, dhe ata tashmë po paguajnë Luciano Spallettin, i cili u shkarkua verën e kaluar.

Nëse ai nuk jep dorëheqjen, atëherë ata do të duhet të negociojnë një strategji daljeje, me trajnerin që pritet të dëshirojë një shtrëngim duarsh për të ikur.

Allegri i gatshëm të zëvendësojë Conten te Interi Allegri i gatshëm të zëvendësojë Conten te Interi

Të gjitha burimet tregojnë gjithashtu vetëm një mundësi për të zëvendësuar Conten dhe ai është ish-trajneri i Juventusit, Allegri.

Sipas FCInterNeës dhe Sportitalia, kontrata e ofruar për Allegrin do të jetë një marrëveshje dyvjeçare me vlerë tetë milionë euro në sezon plus bonuse, që është pak a shumë sikurse ajo që ai merrte në Juve. /Telegrafi/