LAJMI I FUNDIT:

Largimi i Britanisë nga BE, pa ndikim në realizimin e “Game of Thrones”

Largimi i Britanisë nga BE, pa ndikim në realizimin e “Game of Thrones”

Njëri ndër prodhimet më të suksesshme amerikane të televizionit HBO, “Game of Thrones”. që pjesërisht filmohet në Irlandën e Veriut, nuk do të ketë pengesa në realizim si pasojë e referendumit britanik për të dalë nga Bashkimi Evropian.

Kështu ka njoftuar rrjeti televiziv amerikan, i cili e prodhon serialin e famshëm, pas spekulimeve se “Game of Thrones” do të humbasë fondet e BE-së.


Mediat amerikane dhe ato britanike kanë spekuluar se ky serial do të mund të humbasë fondet që i merr nga Fondi Evropian për Zhvillim Rajonal, një fond ky që ka për qëllim rritjen ekonomike të vendeve anëtare të BE-së, transmeton KP.

Britanikët kanë votuar për t’u larguar nga BE, një vendim që ekonomistët dhe liderët politikë thonë se hedh dyshime mbi rritjet ekonomike, jo vetëm në Britani të Madhe.