LAJMI I FUNDIT:

Laporta u rikthye në krye të Barcelonës, këta pritet të jenë tre futbollistët e parë që do t’i transferojë në Camp Nou

Laporta u rikthye në krye të Barcelonës, këta pritet të jenë tre futbollistët e parë që do t’i transferojë në Camp Nou

Joan Laporta është rikthyer në krye të Barcelonës, pasi ka fituar zgjedhjet presidenciale.

Presidenti i Barcelonës synon që ta rikthejë gjigantin katalunas në krye të Evropës, pasi ka plane të mëdha.


Menjëherë pasi fitoi zgjedhjet, Laporta dha premtimin e madh duke thënë se Messi do të qëndrojë në klub.

Por mediat spanjolle kanë shkruar sot për përforcimet që pritet t’i bëjë gjiganti katalunas.

Gjithnjë sipas mediave spanjolle, Laporta do të synojë ta përforcojë repartin defensivë.

Tanimë janë zbuluar emrat e tre lojtarëve që pritet të zbarkojnë në Camp Nou për edicionin e ri.

Eric Garcia duket i sigurt, pasi lojtari ka para kontratë me Barçën, derisa Laporta po tenton ta bind edhe David Alaban i cili do të largohet si futbollist i lirë nga Bayern Munich në fund të sezonit.

Emri i tretë në listën e dëshirave të Laportës është ai i mbrojtësit holandez Matthijs De Ligh.

21-vjeçari ka simpati për Barcelonën, derisa transferimi i tij mund të ndodhë për një shumë prej 70 milionë eurove.

Laporta duket se ka plane të mëdha me katalunasit, por mbetet të shihet nëse do t’i kompletojë këto tri transferime që shihen si tejet të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori