LAJMI I FUNDIT:

Laporta i jep lajmin e madh tifozëve të Barcelonës për Leo Messin

Laporta i jep lajmin e madh tifozëve të Barcelonës për Leo Messin

Barcelona ka rikthyer titullin e kampionit pas katër vitesh, pasi këtë sukses katalunasit nuk e kishin që nga viti 2019.

I lumtur me triumfin në La Liga është shprehur presidenti i Barcelonës, Joan Laporta që ka folur gjerë e gjatë për titullin e fituar.

“Ne duam më shumë, duam që të jetë fillimi i një faze të gjatë me trofe. Lojtarët, Xavi, stafi, punëtorët e klubit, anëtarët e tjerë të bordit. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të pasur një ekip më konkurrues”, u shpreh Laporta.

Tutje i pari i gjigantit katalunas foli edhe për rinovimin e Xavit me Barcelonën.

“Nuk do të ketë asnjë problem sa i përket rinovimit. Ai është një njeri i klubit. Ai i kupton në mënyrë të përkryer rrethanat dhe meriton mirënjohjen e klubit. Xavi e kishte të qartë se donte të bëhej trajner i Barçës. Ndoshta më shumë se unë”, tha Laporta.

Krejt në fund Laporta foli edhe për rikthimin e Messit në Camp Nou, duke i bërë me shpresë tifozët e Barcelonës se do ta shohin shtatë herë fituesin e Topit të Artë sërish me fanellën e Barcelonës.

Koeman zbulon prapaskenat se përse Laporta e do rikthimin e Messit te Barcelona
Lexo po ashtu Koeman zbulon prapaskenat se përse Laporta e do rikthimin e Messit te Barcelona

“Leo është ende në Paris, po kalon situata jo të këndshme. Nuk do të doja ta shqetësoja tani. Ne do të përpiqemi të përmirësojmë ekipin në të gjitha linjat. Kam folur me Messin, ne e kemi rikuperuar marrëdhënien”.

“Messi e do Barçën, ai ndjen se ky klub është shtëpia e tij. Arabia? Barça është Barça. Në Arabi ata po bëjnë një punë të mirë, po investojnë, por unë insistoj, Barça është shtëpia e tij”, tha Laporta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori