LAJMI I FUNDIT:

Lana Del Rey zbulon se laptopi që përmbante albumin e papublikuar dhe një libër të shkruar nga ajo iu vodh në makinë

Lana Del Rey zbulon se laptopi që përmbante albumin e papublikuar dhe një libër të shkruar nga ajo iu vodh në makinë

Lana Del Rey po folur për një përvojë të hidhur që mund të ndikojë rëndë në karrierën e saj muzikore dhe një libër të ardhshëm.

Këngëtarja e “Young and Beautiful” postoi një video ‘live’ në Instagram tashmë të fshirë duke shpjeguar se, disa muaj më parë, ajo ishte viktimë e vjedhjes së makinës së saj në Los Angeles.


Këngëtarja 37-vjeçare tregoi se ishte “larguar për vetëm një minutë” kur edhe ndodhi ngjarja që e tronditi.

Foto: GC Images

“Dhe një herë që lashë çantën e shpinës brenda makinës sime, dikush theu të gjitha xhamat dhe e mori atë”, tha ajo.

Krijuesja e hitit “Ride”, emri i vërtetë i së cilës është Elizabeth Grant, tha se albumi i saj i nëntë në studio ishte i ngarkuar në laptopin e vjedhur.

Foto: Screeshot/Instagram

Këngëtarja ishte gjithashtu në procesin e shkrimit të një libri për botuesin “Simon & Schuster”, por zbuloi se dorëshkrimi prej 200 faqesh ishte mes sendeve të vjedhura, si dhe një videokamerë e mbushur me pamje të pazëvendësueshme familjare.

Kantautorja, megjithatë, tha se është “e sigurt” se albumi përfundimisht do të dalë në një publikim zyrtar pas albumit të vitit të kaluar të titulluar “Blue Banisters”, por pranoi se ajo duhet të “fillojë nga e para”.

Foto: Getty Images

Del Rey, e cila shtoi se gjithashtu mund t’i duhet të rishkruajë librin, tha se ajo ka mësuar një mësim pas gjithë kësaj dhe, përmes gjithë kësaj, ajo ka arritur disi të qëndrojë pozitive.

Ajo vazhdoi duke u kërkuar fansave që të injorojnë çdo gjë që del, duke përfshirë muzikën e re dhe pamjet personale.

“Ju lutem mos e dëgjoni muzikën nëse del, sepse nuk ka përfunduar ende”, tha ajo.

“Për sa i përket librit, e doja librin që humba me gjithë zemër dhe vendosa shumë pasion në të. Dhe përsa i përket kamerave, do të shohim se çfarë do të ndodhë me këtë”, u shpreh artistja. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori