LAJMI I FUNDIT:

Lana Del Rey fejohet me menaxherin e muzikës Evan Winiker

Lana Del Rey fejohet me menaxherin e muzikës Evan Winiker

Lana Del Rey është fejuar me menaxherin e muzikës dhe muzikantin Evan Winiker, raportoi Billboard.

Këngëtarja e hitit “Candy Necklace”, e cila javën e kaluar publikoi albumin e saj të nëntë të shumëpritur në studio, e ka mbajtur të fshehtë romancën e saj me Winiker.


Dyshja, të cilët thuhet se janë në lidhje prej disa muajsh, janë parë së bashku vetëm disa herë, shkruan PageSix.

Del Rey dhe Winiker, i cili është një partner menaxhues në Range Media, madje kanë qëndruar mjaft të ngushtë në lidhjen e tyre në mediat sociale.

Këngëtarja “Ride”, ndezi thashethemet e fejesës pasi u pa duke mbajtur unazë të madhe diamanti në eventin Billboard Women in Music më 1 mars.

Winiker kujdeset për talentet muzikor duke përfshirë Disco Biscuits, MAX dhe Daya.

40-vjeçari vjen vetë nga një sfond muzikor, pasi më parë ka qenë në një grup të quajtur “Steel Train” me kantautorin dhe producentin Jack Antonoff.

Foto: Instagram/Evan Winiker

Antonoff ka punuar ngushtë me Del Rey në disa nga projektet e saj, duke përfshirë albumin e saj të vitit 2019, “Norman F–king Rockwell”, albumin e saj të vitit 2021, “Chemtrails Over the Country Club” dhe projektin e saj më të fundit, të publikuar më 24 mars.

Para romancës së saj të përfolur me Winiker, krijuesja e hitit “Summertime Sadness” ishte e lidhur me muzikantin Jack Donaghue.

Del Rey, emri i vërtetë i së cilës është Elizabeth Grant, u përfol se ishte në lidhje me frontmenin e Salem, për disa muaj në fillim të vitit 2022, megjithëse afati i saktë kohor i marrëdhënies së tyre mbetet i paqartë.

Foto: Wireimage

Para kësaj, Del Rey ishte në një lidhje me këngëtarin Clayton Johnson, pasi u takuan në një aplikacion takimesh në vitin 2020.

Ata u përfol se do të fejoheshin më vonë atë vit, por i dhanë fund romancës pas kësaj.

Del Rey ishte e lidhur edhe me kantautorin skocez Barrie-James O’Neill, me të cilin ajo u takua nga viti 2011 deri në vitin 2014.

Artistja më pas u takua me fotografin italian Francesco Carrozzini nga viti 2014 deri në 2015 para se të shijonte një romancë të shkurtër me reperin G-Eazy në 2017.

Ajo gjithashtu ishte në lidhje me policin Sean “Sticks” Larkin. Megjithatë, ata u ndanë vetëm disa muaj më vonë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Adelina Ismaili bën thirrje për lejimin e armatimit të femrave: Vini re se asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e grave në Kosovë

Adelina Ismaili bën thirrje për lejimin e armatimit të femrave: Vini re se asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e grave në Kosovë

Magazina
Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise

Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise "nuk ekziston" më për vajzën e tij 18-vjeçare

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori