LAJMI I FUNDIT:

Lamtumirë Shinasi Berisha, ikona e ndarjes së drejtësisë në futboll

Lamtumirë Shinasi Berisha, ikona e ndarjes së drejtësisë në futboll

Federata e Futbollit e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së ish-gjyqtarit të parë me stemën e FIFA-s, Shinasi Berisha, i cili ndërroi jetë dje në orët e hershme, e ku përveç familjarëve morën pjesë presidenti i FFK-së, Agim Ademi, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi, kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, drejtues të KF ‘Prishtina’ si dhe miq e bashkëpunëtorë të të ndjerit dhe personalitete të shumta nga sporti, kultura dhe sfera tjera të jetës.

Në emër të FFK-së, familjes Berisha, ngushëllimet më të sinqerta ua përcolli sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu. Ai e vlerësoi Shinasi Berishën në mesin e gjyqtarëve më të mirë të të gjitha kohërave në Kosovë dhe ish-Jugosllavi.


“Shinasi Berisha jo vetëm që ishte njëri nga gjyqtarët më të mirë nga Kosova dhe ish-Jugosllavia, gjyqtar ndërkombëtar me reputacion, por nga paraqitja e tij fizike i pashëm, autoritativ dhe lider i lindur si në kompaninë ku punojë, ashtu edhe në KF ‘Prishtina’, pastaj si gjyqtar ndërkombëtar dhe si kryetar i Komisioneve dhe Shoqatave në FFK”.

“Shinasi Berisha ishte ndër të parët që e udhëhoqi procesin e pavarësimit të sportit në vitin 1991, duke i qëndruar besnik klubit të tij të zemrës Prishtina, e më vonë së bashku me bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë udhëhoqi Shoqatën e Gjyqtarëve. Vendi i tij në historinë e sportit mbetet i pakontestueshëm, por ne do ta mbajmë në mend edhe për prezencën dhe hijeshinë e tij në fushë, gjestet e jashtëzakonshme sportive që i ngazëllenin shikuesit”, ka theksuar Salihu.

Ndërkaq, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi theksoi se Kosova mbeti pa njeriun i cili dha kontribut të madh në ndarjen e drejtësisë në fushën e gjelbër.
“Kosova ka humbur një ekspert dhe gjithsesi ka humbur një njeri e një familjar të jashtëzakonshëm. Ai ka dhënë një kontribut të çmuar për sportin edhe në promovimin e vendit si gjyqtari i parë sportiv në FIFA. Kontributi i tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe mungesa e tij do të vërehet në mesin tonë dhe veçanërisht tek komuniteti sportiv. Shinasiu gjithkund do të kujtohet me pijetet dhe si profesionist i madh”, tha Gashi.

Ndërkohë, në emër të familjes Berisha ka folur djali i të ndjerit, Shinasi Berisha, Fatosi. Ai tha se sukseset e babait të tij i kanë përjetuar të gjithë në familje.

“Duke u rritur me Shinasiun në prapavijë jam rritur me futbollin e Kosovës dhe i kam mësuar të gjitha vështirësitë, bukuritë dhe të gjitha gëzimet. E kujtoj edhe kohën e artë të Prishtinës kur Prishtina ishte ajo çfarë ndoshta është sot Kombëtarja e Kosovës ku të gjithë e donin dhe e përkrahnin dhe kur ai ishte në krye të Prishtinës kur kjo skuadër u avancua në Ligën e Parë, të gjitha ato suksese të mëdha i kemi përjetuar edhe ne në familje”.

“Po ashtu i kemi nda edhe hidhërimet që shkojnë bashkë me sportin, i kujtojmë edhe kohërat e vështira që i kemi kaluar të gjithë ne si shoqëri dhe sporti në veçanti në kohën e pavarësimit, kur sporti ishte mjet i rezistencës dhe babai ishte pjesë e kësaj rezistence së bashku me shumë prej jush që jeni këtu të pranishëm”, është shprehur Fatos Berisha.

Varrimi i të ndjerit Shinasi Berisha u bë sot në orët e pasdites në Prishtinë.

Në trend Sport

Më shumë
“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

Liga e Kampionëve
Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Ndërkombëtare
Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës

Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës "janë dorëzuar"

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori