LAJMI I FUNDIT:

“Lamtumirë BE”, britanikët fillojnë të festojnë Brexitin

“Lamtumirë BE”, britanikët fillojnë të festojnë Brexitin

Britania e Madhe edhe zyrtarisht do të largohet nga Bashkimi Evropian në mesnatë. Gjatë tërë ditës në këtë vend janë mbajtur manifestime të ndryshme me rastin e implementimit të Brexitit.

Në njërën anë, mbështetësit e BE-së janë “përshëndetur nga Bashkimi Evropian”, derisa mbështetësit e Brexitit janë mbledhur në sheshe duke u përgatitur që të festojnë para se kryeministri i vendit Boris Johnson t’i drejtohet kombit, transmeton Telegrafi.


Një përdorues i rrjetit social Twitter, ka publikuar një fotografi ku shihet një burrë duke mbajtur në dorë një kanaçe me mbishkrimin “asgjë më nuk bërtet”, që tregon qartë se është mbështetës i idesë së Brexitit.

Kur Britania e Madhe të largohet nga BE-ja nuk do të dëgjohet Big Beni për shkak të renovimeve që po kryhen në të, por britanikët kanë gjetur zgjidhje për këtë – Beni i Vogël, i cili sipas qytetarëve bën shumë zhurmë të madhe.

E derisa po presin te momenti i shumëpritur, qytetarëve nuk po u pengojnë të reshurat e shiut. Siç raporton Mirror, qytetarët po qëndrojnë në barë para parlamentit edhe pse të lagur. Në anën tjetër po dëgjohen këngë patriotike duke u kënduar nga turma.

E në mesin e shumë qytetarëve që kanë dalë nëpër rrugë të festojnë ka edhe fëmijë, kurse në Twitter është publikuar një video ku shihen duke u argëtuar.

Kryeministri britanik Boris Johnson do të publikoi videon e “fillimi të një epoke të re” një orë para largimit zyrtar nga BE-ja. E me rastin e Brexitit, janë deklaruar lideri i Laburistëve, Jeremy Corbyn dhe kryeministrja e Skocisë, Nicola Strudgeon. /Telegrafi/