LAJMI I FUNDIT:

Lampard shijon fitoren e parë si trajner i Chelseat, Griezmann debuton me humbje te Barcelona

Lampard shijon fitoren e parë si trajner i Chelseat, Griezmann debuton me humbje te Barcelona

Frank Lampard ka shijuar fitoren e parë në drejtimin e skuadrës së Chelseat.

Kjo e fundit në një miqësore të luksit me Barcelonën ka triumfuar me rezultat 2-1 në kuadër të Rakuten Cup.


Në një ndeshje ku rezultati ishte në plan të dytë, londinezët arritën të korrin fitore në saje të zgjuarsisë para portës së blaugranave.

Ishte Tammy Abraham, i cili në minutën e 34-të të takimit shfrytëzoi një pakujdesi para mbrojtjes së spanjollëve dhe realizoi gol nga afërsia duke e kaluar edhe portierin.

Në vazhdim të ballafaqimit, kataluansit kishin edhe disa raste për të barazuar rezultatin, por që në fund dështuan para portës së The Blues.

Edhe në 45 minutshin e dytë, kampioni i Spanjës e kërkoi rrugën e golit me Antonie Griezmann, por të njëjtën e gjetën londinezët.

Ross Barkley realizoi golin e dytë për The Blues dhjetë minuta para përfundimit të takimit për të ngritur epërsinë e ekipit në dy gola.

Por, deri në fund të ndeshjes katalunasit arritën të shënonin e parë dhe të vetmin përmes Ivan Rakiticit, i cili realizoi në kohën shtesë dhe me këtë vulosi rezultatin përfundimtar 2-1 për të kaltrit.

Theksojmë se në këtë ndeshjes, Ernesto Valverde bëri 11 zëvendësime te Barca ndërsa Lampard dhjetë sosh.

Ndryshe, Chelsea miqësoren e radhës e zhvillon të dielën me Reading gjersa Barcelona do të takohet të shtunën me klubin e Vissel Kobe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori