LAJMI I FUNDIT:

Lampard shijon fitoren e parë në Stamford Bridge, Chelsea mposht Brightonin

Lampard shijon fitoren e parë në Stamford Bridge, Chelsea mposht Brightonin
Chelsea vs Brighton (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Chelsea ka arritur që ta mposht Brightonin me rezultat 2-0 n kuadër të javës së shtatë në Ligën Premier.

Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse The Blues kishin shtatë gjuajtje në portë, mirëpo që nuk u konkretizuan ato.


Pjesa e dytë filloi shumë mirë për Chelsean, pasi Jorginho shënoi golin e parë në minutën e 50-të nga pika e bardhë.

Chelsea vs Brighton (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Skuadra londineze vazhdoi me presion të lartë ndaj mysafirëve, ndërsa Willian (76’), e dyfishoi epërsinë nga një asistim perfekt nga Callum Hudson-Odoi.

Pas javës së shtatë, Chelsea gjendet në vendin e gjashtë me 11 pikë, derisa në javën e tetë takohet me Southamptonin. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=ocbPXxhEQQo