Mbrëmë janë zhvilluar dhjetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Los Angeles Lakers është gjithnjë e më larg paraqitjes në fazën e “play-off” në NBA.

Ish-skuadra e Kobe Bryant ka pësuar humbje para shikuesve të vetë në Staples Center kundër Denver Nuggets me rezultat 115:99.

Çereku i parë ishte fatal për vendasit pasi e humbën me 18 pikë diferencë dhe kjo bëri që mos të arrihet të përmbyset disavantazhi.

Basketbollisti më efikas te skuadra nga qyteti i “engjëjve” ishte LeBron James, i cili realizoi 31 pikë gjera JaVale Mcgee shtoi 16 sosh.

Te mysafirët më i miri në parket ishte Will Barton me 23 pikë gjersa nga 19 secili i realizuan Jamal Murray si dhe gary Harris.

Pas kësaj, Denveri zë pozitën e dytë të renditjes tabelore të Konferencës Perëndimore gjersa Lakers janë në vendin e 11-të. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Charlotte 84:91 Miami

Detroit 131:114 Minnesota

Washington 132:123 Dallas

Atlanta 104:111 San Antonio

Brooklyn 113:107 Cleveland

Chicago 108:107 Philadelphia

New Orleans 104:114 Utah

Phoenix 107:96 New York

Sacramento 109:111 Boston