LAJMI I FUNDIT:

Lakers rikthehet te fitoret falë spektaklit nga James, Golden State kujdeset për befasinë e mbrëmjes

Lakers rikthehet te fitoret falë spektaklit nga James, Golden State kujdeset për befasinë e mbrëmjes

Los Angelos Lakers janë rikthyer te fitorja në NBA pas asaj disfate nga San Antonio Spurs një ditë më parë.

Përkundër mungesës së theksuar të dy yjeve Anthony Davis e Caldwell-Pope, Lakers arritën fitore në shtëpi përballë Chicago Bulls me rezultat të ngushtë 117:115.


Ishte një ndeshje shumë interesante dhe e paparashikueshme deri në fundin e saj pasi të dyja skuadrat krijonin epërsi të vogël dhe pastaj gjithçka barazohej.

Gjithsesi më meritori për fitoren e kampionit në fuqi ishte LeBron James që shënoi 28 pikë, pati shtatë kërcime e shtatë asistime.

Me lojë të mirë u dalluan edhe fundori gjerman Dennis Schroder si dhe qendra Harell që shtuan nga 17 pikë, ndërsa edhe Wesley Matthews e Markief Morris e përfunduan takimin me pikë dyshifrore.

Zach LaVine ishte më efikasi te mysafirët me 38 pikë, por që nuk mjaftuan për të shkaktuar befasi në Staples Center.

Por befasia ndodhi në Chase Center të San Franciscos, ku Golden State Warriors kanë mposhtur Los Angelos Clippers me 10 pikë diferencë 115:105.

Të udhëhequr nga fundori fantastik Steph Curry, Warriors kanë marrë fitoren e pestë këtë edicion.

Curry e mbylli takimin me dyshifror të dyfishtë ku shënoi 38 pikë dhe pati 11 asistime, ndërsa u ndihmua edhe nga Andrew Wiggins që e mbylli ndeshjen me 16 pikë.

Paul George me 25 pikë e Kawhi Leonard me 24 të tjera ishin më efikasit tek mysafirët, por që në fund nuk mjaftuan për tu larguar me fitore nga Chase Center. /Telegrafi/

Rezultatet:

Detroit Pistons – Phoenix Suns 110:105

Boston Celtics – Washington Wizards 116:107

New York Knicks – Oklahoma City Thunder 89:101

New Orleans Pelicans – Charlotte Hornets 110:118

Houston Rockets – Orlando Magic 132:90

Memphis Grizzlies – Brooklyn Nets 115:110

Milwaukee Bucks – Utah Jazz 118:131

Golden State Warriors – LA Clippers 115:105

LA Lakers – Chicago Bulls 117:115

Sacramento Kings – Toronto Raptors 123:144

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori