LAJMI I FUNDIT:

Lakers pësojnë humbje në mungesë të LeBron James

Lakers pësojnë humbje në mungesë të LeBron James

U zhvilluan pesë ndeshjet e radhës në orët të para të kësaj të hëne në NBA dhe të parët në parket zbritën kampionët në fuqi të Toronto Raptors, që arritën të përmbysnin në mënyrë të pabesueshme rezultatin ndaj Dallas Mavericks me rezultatin përfundimtar 110-107.

Kanadezët të udhëhequr nga Kyle Lowry, autor i 32 pikëve e 10 asistimeve, rikuperuan një hendek prej 30 pikësh në më pak se 15 minuta lojë, sidomos falë një periode të katërt fantastike, gjatë së cilës realizuan plot 47 pikë.

Gjithçka e lehtë për Boston Celtics, që iu imponuan 93-119 Charlotte Hornets. Shkëlqeu në këtë përplasje Jayson Tatum me 39 pikë dhe 12 kërcime.

Vazhdojnë të dominojnë Milwaukee Bucks që hoqën lehtësisht qafe me rezultatin e thellë 89-117 Indiana Pacers. Për Giannis Antetokounmpo vetëm 18 pikë, 19 kërcime e 9 asistime.

Oklahoma City Thunder morën një fitore të madhe 118-112-118 ndaj Los Angeles Clippers, të cilëve u mungonte Kawhi Leonard. Vendimtar më 32 pikë Shai Gilgeous-Alexander, pa lënë mënjanë ndihmën e madhe me 28 pikë të gjermanit Dennis Schroeder.

Nuk kishte histori sfida mes Denver Nuggets dhe Los Angeles Lakers. Kalifornianët duhet të bënin pa të madhin LeBron James e nga mungesë e “Mbretit” të NBA-së përfituan miqtë, që në “Staples Center” triumfuan me diferencë të madhe pikësh, 104-128.

Gjashtë basketbollistë të Nets e mbyllën ndeshjen me numra dyshifrorë pikësh, ndër të cilët spikati Paul Millsap me 21 pikë, 12 vetëm në periodën e tretë. /Telegrafi/

Rezultatet:

Dallas Mavericks – Toronto Raptors 107-110

Charlotte Hornets – Boston Celtics 93-119

Indiana Pacers – Milwaukee Bucks 89-117

Los Angeles Clippers – Oklahoma City Thunder 112-118

Denver Nuggets – Los Angeles Lakers 128-104

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori