LAJMI I FUNDIT:

Lakers dhe Brooklyn Nets vazhdojnë me me humbje në NBA

Lakers dhe Brooklyn Nets vazhdojnë me me humbje në NBA

Los Angeles Lakers dhe Brooklyn Nets nuk po arrijnë asesi të këndellen në NBA, pasi kanë pësuar humbjet e radhës.

Në Chase Center është zhvilluar ndeshje fantastike mes Golden State Warriors dhe Los Angeles Lakers, ku vendasit kanë triumfuar me dy pikë diferencë 117:115.


GSW u rikthye te fitoret me këtë triumf, derisa për Lakers kjo ishte humbja e tretë radhazi.

Klay Thompson ishte fantastik në këtë takim me 33 pikë e pesë kërcime, derisa Stephen Curry kontribuoi me 24 pikë e tetë asistime.

LeBron James nga ana tjetër ishte më efikasi tek Lakers me 26 pikë, 15 kërcime e tetë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Ndërkohë humbjes nuk ka mundur t’i shmanget as Brooklyn Nets, që ka pësuar të 11-ten radhazi e kësaj radhe u mposhtë nga Miami Heat me katër pikë diferencë 115:111.

Qendra e Heat, Bam Adebayo ishte fantastik me 19 pikë e katër kërcime në këtë triumf të skuadrës vendase. /Telegrafi/