LAJMI I FUNDIT:

Lakers dhe Boston i kthehen fitores, Raptors dhe Bulls pësojnë në shtëpi (Video)

Lakers dhe Boston i kthehen fitores, Raptors dhe Bulls pësojnë në shtëpi (Video)

Los Angeles Lakers ka triumfuar në udhëtim te Philadelphia duke e mposhtur me rezultat 100-89. Në anën tjetër edhe Boston mposhti lehtësisht Charlotte Hornets me rezultat 96-88, kurse Toronto Raptors me rezultat 125-121 u mund nga Atlanta, ashtu sikurse Chicago Bulls që u turpërua me rezultat 95-69 nga Milwaukee Bucks.

Lakers dominuan ndeshjen nga fillimi dhe impakt të madh kihste rikthimi në pesëshen e parë i playmakerit, D’Angerlo Russell i cili regjistroi 15 pikë e 7 asistime.


Por, më i miri ishte Julius Randle me 25 pikë e 9 kërcime, 4 asistime dhe tri topa të vjedhur, me Nick Young që shtoi edhe 15 pikë.

Toronto u mposhtë në shtëpi pas një ndeshje të dominuar nga Atlanta, por që në fund ishte dramatike pasi vendasit kërkuan kthesën nga disavantazhi prej 20 pikë.

Edhe pse Kyle Lowry dhe DeMar DeRozan shkëlqyen me nga 27 pikë e 34 pikë respektivisht, kjo nuk mjaftoi ndaj Atlantas ku i pandalshëm ishte Dwight Howard me 27 pikë e 15 kërcime, i cili u ndihmua nga Schroder me 24 pikë dhe Kyle Korver me 19 pikë.

Bostonit i ndihmoi shumë rikthimi i Isaiah Thomas në pesëshen startuese.

Ai realizoi 26 pikë dhe pesë asistime në fitoren e ekipit të tij kundër Charlotte Hornets, kurse pikë të rëndësishme shtoi edhe qendra Al Horford me 18 gjithsej.

Chicago Bulls dështoi keq në takim ndaj Bucks, ku më i miri ishte Wade me 12 pikë, kurse i tmerrshëm ishte Butler me vetëm 7 pikë të realizuara në një takim katastrofal.

Te Bucks shkëlqeu Antetekounmpo, ku greku realizoi plot 22 pikë e 11 asistime dhe shtoi shtatë kërcime, krahas 12 pikëve të Jabari Parker.

Për Toronton humbja është një hap prapa në ndjekjen e Cleveland Cavaliers që mban kreun në konkferencën Lindore, kurse Golden state mbetet lider në konferencën perëndimore, përcjellë nga San Antonio, Clippers dhe Houston Rockets. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori