LAJMI I FUNDIT:

Lajmi i mirë për Chelsean për transferimin e Haalandit – Barcelona largohet nga gara

Lajmi i mirë për Chelsean për transferimin e Haalandit – Barcelona largohet nga gara

Chelsea ka marrë një lajm fantastik para afatit kalimtar veror, pasi Barcelona është larguar nga gara për transferimin e Erling Haaland nga Borussia Dortmundi.

Sulmuesi norvegjez është aktualisht lojtari më i ri në formë dhe shumë skuadra evropiane e monitorojnë lojën e tij.


Për më shumë, së bashku me Kylian Mbappen, konsiderohen si dyshja më e zjarrtë pas Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Vetëm katër ditë në fazën testuese – si u bë që Evertoni në refuzonte transferimin e Haaland
Lexo po ashtu Vetëm katër ditë në fazën testuese – si u bë që Evertoni në refuzonte transferimin e Haaland

Por, pyetja aktualisht është se kush do mund të transferojë Haalandin në këtë krizë të shkaktuar nga COVID-9?

Chelsea është njëra ndër klubet më të fuqishme në botë financiarisht dhe transferimi i sulmuesit të talentuar nuk do të çonte shumë peshë për ta.

Shuma e transferimit dhe paga e majme – si mund të realizojë Chelsea akordin me Haalandin
Lexo po ashtu Shuma e transferimit dhe paga e majme – si mund të realizojë Chelsea akordin me Haalandin

E njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për Barcelonën, që edhe pse është klub i madh, po kalon nëpër një krizë të thellë financiare dhe është buzë falimentimit.

Roman Abramovich thuhet se ka dhënë tashmë dritën e gjelbër për transferimin e Haalandit nga Borussia Dortmundi, një vlerë që pritet të kalojë 100 milionë euro shkaku i bonuseve. /Telegrafi/