LAJMI I FUNDIT:

Lajmërim i rrejshëm për bombë në Stacionin e Autobusëve, Policia jep detaje

Lajmërim i rrejshëm për bombë në Stacionin e Autobusëve, Policia jep detaje
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ditën e premte ka pranuar një telefonatë kinse në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë ishte e vendosur një mjet shpërthyes, lajmërim i rrejshëm ky nga një qytetar.

Policia kishte evakuar qytetarët edhe personelin e cili ishte në objektin e stacionit, dhe se nuk kishte gjetur asgjë e dyshuar.


“Njësitë policore kanë pranuar një telefonat nga një i dyshuar i pa njohur se në objektin e stacionit të autobusëve është i vendosur një mjet shpërthyes. Njësitë policore kanë evakuar qytetarët si dhe personelin i cili ishte në objektin e stacionit. Pas kontrollit të kryer nga njësitë relevante policore nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante. /Telegrafi/