Lady Gaga ka ndarë një postim me fansat e saj dhe ka zbuluar arsyen që ka qenë larg syrit të publikut gjatë muajve të fundit.
Në një letër të gjatë të hapur me 55 milionë ndjekësit e saj në Instagram, fituesja 13 herë e “Grammy”-t pranoi mungesën e saj.
“Kam përjetuar krijimtarinë time që nga vera e kaluar në një mënyrë vërtet të veçantë dhe private”, shkroi 37-vjeçarja.
“Kam shkruar dhe prodhuar muzikë për një projekt të veçantë, jam përgatitur për muaj të tërë duke zhvilluar karakterin tim për ‘Joker’, kam filmuar ‘Joker’ për shumë muaj (një kohë shumë introspektive), kam drejtuar start-up-in tim Haus Labs, duke bërë punë filantropike, dhe gjithashtu kam punuar në editimin e filmit Chromatica Ball”, tha ajo.
Fituesja e “Oscar”, e cila luan si Harley Quinn përballë Jokerit të Joaquin Phoenix në “Joker: Folie a Deux”, tha se koha larg vëmendjes i ka dhënë asaj një shans për t’u shëruar dhe rimbushur, shkruan PageSix.
“Mund të them për herë të parë pas shumë vitesh se dashuria ime për të bërë art, muzikë, modë dhe përkrahje të komunitetit nuk ka qenë kurrë më përmbushëse”, vazhdoi krijuesja e hitit “Hold My Hand”.
“Shpresoj ta dini se kjo kohë për veten time ka qenë jashtëzakonisht shëruese dhe ringjallëse për zemrën, mendjen, trupin dhe kreativitetin tim – për të krijuar brenda vetes dhe për të pasur një jetë personale që është vetëm për mua”, tha Gaga tutje.
“Jam e sigurt se mund të ndihem ndryshe sepse nuk kam qenë gjithmonë kaq private (vë bast se do t’i bëjë disa prej jush të qeshni) – por unë i dua aq shumë fansat e mi, përbindëshat e mi të vegjël dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë”, tha mes këngëtarja.
Gaga zbuloi se ajo është duke punuar në një film për “Chromatica Ball” si dhe muzikë të re për një projekt të veçantë.
“Mezi pres që ta përjetoni. Faleminderit që jeni gati të rriteni me mua në mënyrë që të mund të ndryshoj dhe transformohem me komunitetin që dua kaq shumë. Shpresoj që t’ju pëlqejnë të gjitha gjërat që kam krijuar për ju dhe shpresoj që kjo të jetë një kujtesë e vogël për ju për pasionin dhe përkushtimin tim të thellë ndaj artit”, përfundoi ylli i muzikës mesazhin për fansat. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit