LAJMI I FUNDIT:

Lady Gaga thyen rekord në Rio me koncertin më të madh të karrierës

Lady Gaga thyen rekord në Rio me koncertin më të madh të karrierës

Lady Gaga ka dhënë koncertin më të madh të karrierës së saj, duke performuar para mbi 2.5 milionë fansave në plazhin ikonik të Copacabanës në Rio de Janeiro.

Shfaqja, që u mbajt të shtunën mbrëma, ishte falas dhe e financuar nga autoritetet lokale si pjesë e një fushate për të rigjallëruar ekonominë e qytetit.

“Sonte po bëjmë histori. Faleminderit që e bëtë këtë me mua”, u shpreh Gaga para turmës, ndërsa nisi koncertin me këngën “Bloody Mary”, shkruan DailyMail.


Artistja 39-vjeçare performoi disa nga hitet e saj më të mëdha, përfshirë “Poker Face” dhe “Alejandro”, duke ndryshuar disa herë kostumet – mes tyre edhe një me ngjyrat e flamurit brazilian.

Koncerti kaloi edhe rekordin e vendosur vitin e kaluar nga Madonna, që kishte mbledhur 1.6 milionë njerëz në të njëjtin vend. Organizatorët konfirmuan se këtë herë morën pjesë 2.5 milionë persona.

Fansat kishin mbërritur që në agim për të zënë vend, duke përballuar vapën dhe duke qëndruar me orë të tëra në këmbë apo edhe të ngjitur në pemë për të ndjekur shfaqjen.

Për të përballuar turmën e madhe, u vendosën 16 kulla zanore dhe rreth 5,000 forca sigurie, përfshirë policë, zjarrfikës dhe ushtarakë.

Kjo shfaqje erdhi si një rikthim i shumëpritur nga Gaga, pas anulimit të një koncerti në Rio në vitin 2017 për arsye shëndetësore. “Jam kthyer më e fortë se kurrë”, kishte shkruar ajo më herët në rrjete sociale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dua Lipa konfirmon: Jam fejuar me Callum Turner

Dua Lipa konfirmon: Jam fejuar me Callum Turner

Magazina
Nipi i reperit Snoop Dogg ndërron jetë në mënyrë tragjike, vetëm 10 ditë pas lindjes

Nipi i reperit Snoop Dogg ndërron jetë në mënyrë tragjike, vetëm 10 ditë pas lindjes

"Frymëzim/ndryshim", Edona Llalloshi pozon e buzëqeshur pranë Albin Kurtit dhe Sabri Fejzullahut

Magazina
Arnold Schwarzenegger solli djalin jashtëmartesor në premierën e serialit

Arnold Schwarzenegger solli djalin jashtëmartesor në premierën e serialit "Fubar"

Magazina
Legjenda e futbollit Lothar Matthaus, 64 vjeç - fotografohet me të dashurën e re 26 vjeçare pas divorcit të tij të pestë

Legjenda e futbollit Lothar Matthaus, 64 vjeç - fotografohet me të dashurën e re 26 vjeçare pas divorcit të tij të pestë

Magazina

"I dashuruar me një kriminel” - Vserlo merr vëmendje me një postim në rrjete sociale

Magazina
Kalo në kategori