LAJMI I FUNDIT:

Laboratori virtual nga Kosova, shpërblehet nga EPA

Laboratori virtual nga Kosova, shpërblehet nga EPA

Laboratori Virtual i Fizikës është fitues e çmimit të parë si projekti më i mirë i realizuar nga Europian Projects Association (EPA), organizatë e Bashkimit Europian. Laboratori Virtual i Fizikës është një platformë online, interaktive, dhe e lehtë për tu përdorur, e cila përmban aplikacione Flash të cilat në mënyrë të animuar simulojnë 30 situata të fizikës.

Asociacioni Evropian i Projekteve me seli ne Bruksel, çdo vit ndan shpërblime për projektet më të suksesshme, duke marrë për bazë natyrën inovative dhe potencialin e tyre për zhvillimin e shoqërisë. Këtë vit, fitues i çmimit të parë është Trim Kadriu, për projektin Laboratori Virtual i Fizikës.

“Për të shkuar në një hap me kohën dhe zhvillimin e teknologjisë dhe që i përshtatet planit për digjitalizimin e shkollave kam menduar se duhet të ndryshohet diçka në mënyrën e zhvillimit të procesit mësimor. Projekti im është bërë vetëm për lëndën e fizikës, por planifikoj që të zgjërohet edhe për lëndët tjera mësimore. Ky projekt u vlerësua edhe nga European Projects Association dhe e fitoi çmimin e parë si projekti më i mirë i realizuar. Çmimin e mora me 28 nëntor në selinë e kësaj organizate ne Bruksel. Kënaqësia ime ishte e dyfishtë pasi që kjo datë përputhej me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.”, thotë Trim Kadriu.


Laboratori Virtual i Fizikës është një platformë online, interaktive, dhe e lehte për tu përdorur, e cila përmban aplikacione Flash të cilat në mënyrë të animuar simulojnë 30 situata të fizikës. Përdoruesit mund të manipulojnë ndryshoret dhe të vëzhgojnë ndryshimet e rezultuara në situata fizike.

Këto 30 aplikacione janë zhvilluar nën mbikëqyrjen e një konsulenti të fizikës, përmbajtja e aplikacioneve është e përshtatur me librat e fizikës të përdoruara në shkollat e mesme, të çertifikuara nga Ministria e Edukimit, Shkencës, dhe Teknologjisë. Paketat e mësimeve janë në dispozicion për përdoruesit online nëpërmjet internetit ne webfaqen www.MesoFizike.com, gjithashtu edhe për përdoruesit offline, të cilët mund të shkarkojnë aplikacionet falas dhe ti përdorin ato në shtëpi apo gjatë orëve të mësimit.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është që të zvogëloje mungesën e laboratorëve të fizikës në edukimin e hershëm, duke përdorur mjete digjitale dhe duke ofruar një laborator interaktiv e të lehtë për tu përdorur, dhe gjithashtu për të rritur ndërgjegjësimin e mësuesve dhe studentëve mbi përdorimin e avantazheve të teknologjisë, si teknika mbështetëse për të arritur rezultate të konsiderueshme në lëndët e interesuara, në këtë rast për Shkencën e Fizikës. Momentalisht, platforma është e gatshme vetëm në gjuhën Shqipe./Digjitale/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Elon Musk tallet me

Elon Musk tallet me "Anonymous", të cilët haptas e kërcënojnë atë në një video të re

Teknologji
WhatsApp prezantoi ndryshime të vogla, por të dobishme në aplikacionin Android

WhatsApp prezantoi ndryshime të vogla, por të dobishme në aplikacionin Android

Teknologji
Faktorët që mund ta dëmtojnë atë, a e dini se USB-ja ka afat skadimi?

Faktorët që mund ta dëmtojnë atë, a e dini se USB-ja ka afat skadimi?

Teknologji
Kalo në kategori