LAJMI I FUNDIT:

Labi krenar me Regardin: Ai dhe Dj-të këtu paguheshin 50 euro, te ne duhet të jesh i huaj për të ta ditur vlerën

Labi krenar me Regardin: Ai dhe Dj-të këtu paguheshin 50 euro, te ne duhet të jesh i huaj për të ta ditur vlerën

DJ shqiptar me famë ndërkombëtare, Regard, ka qenë dje (e mërkurë) pjesë e mbrëmjes më të madhe të ndarjes së çmimeve britanike, Brit Awards 2021.

Ai ishte i nominuar për çmimin “Kënga më e mirë britanike e vitit”, për këngën “Secrets” në bashkëpunim me RAYE –çmim ky i cili shkoi në duart e Harry Styles për këngën “Watermelon Sugar”.


Megjithëse nuk arriti ta fitojë çmimin, për DJ-në me prejardhje nga Ferizaj pjesëmarrja në këtë mbrëmje ishte një sukses i madh.

Regard dhe Dua Lipa në BRIT Awards 2021 (Foto: Regard/Instagram)

Me sukseset e tij është krenuar edhe këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, i cili publikoi në InstaStory disa imazhe të Regard nga paraqitja në Brits 2021.

Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“Sa mirë që para 10 viteve i mbroja DJ e vendit tonë i keni videot kur doni me i pa serish! Ata DJ dhe ky Regardi u pagunin nga 50 euro, sepse nuk ishin gjerman apo amerikan! TE ne, duhet me kanë i huaj për me ta dit vlerën! E tash kur këtë djalë po e shohim me suksese të mdhaja të njerëzit nga DJ i cili në Ferizaj apo dikun në Kosovë si shumë DJ, as që iu realizonte ëndrra për ta pasur në mbrëmje apo dikah tjetër, sot shikojeni ku ka arritur. Atje ku askush se ka pritur! HAHA, sa mirë që e shohim sepse fatin e dikujt e din Zoti athere kur dhe kujt me ia dhuru. Regard, urime e suksese edhe ty sikurse Dua Lipës që po iu urojnë! Punë të mbarë Regard, Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar Tahiri.

Foto: Labinot Tahiri/InstaStory

Ndryshe nga Regard, e shpërblyer me dy çmime në këtë mbrëmje të rëndësishme ngeli shqiptarja tjetër e famshme, Dua Lipa, e cila fitoi çmimet “Artistja më e mirë solo” dhe “Albumi më i mirë i vitit”. /Telegrafi/

Foto: Labinot Tahiri/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Magazina
Prokuroria e Los Angeles konfirmon se nuk mund të hetojë Diddy-n për videon e tmerrshme të sulmit ndaj ish-të dashurës

Prokuroria e Los Angeles konfirmon se nuk mund të hetojë Diddy-n për videon e tmerrshme të sulmit ndaj ish-të dashurës

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori