LAJMI I FUNDIT:

Kyuchyuk vlerësoi pozitivisht vendimin e BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Kyuchyuk vlerësoi pozitivisht vendimin e BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Deputeti bullgar në Kuvendin Evropian dhe raportuesi i Kuvendit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kyuchyuk sot tha se “Bashkimi Evropian më në fund arriti të përgjigjet në pritjet e vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe qytetarëve të tyre, të cilët gjatë presin nisjen e bisedimeve për anëtarësim”.

“Një vendim i tillë është më i rëndësishëm, jo vetëm që mbuloi dëshpërimet e vendimit të Samitit në tetor, por për shkak se Evropa dhe bota ndodhen në një gjendje pa precedent. Drita e gjelbër për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, dëshmoi se Evropa mund të sjell vendime edhe në gjednje krize”, tha Kyuchyuk, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria marrin dritë të gjelbër nga Këshilli i Evropës për hapjen e negociatave
Lexo po ashtu Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria marrin dritë të gjelbër nga Këshilli i Evropës për hapjen e negociatave

Ai tha se në kushte të pandemisë me coronavirusit, BE nuk duhet që t’i afrrojë vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe për këtë shkak me një grup të euro-deputetëve kanë kërkuar nga Komisioni Evropian të propozojë masa efikase për ndihmën e shteteve nga rajoni për të luftuar coronavirusin.

“Vetëm kështu mund ta fitojmë këtë pandemi”, tha mes tjerash Kyuchyuk./Telegrafi/