LAJMI I FUNDIT:

Kyuchyuk: Fqinjësia e mirë është pjesë përbërëse e bisedimeve të BE-së me Maqedoninë e Veriut

Kyuchyuk: Fqinjësia e mirë është pjesë përbërëse e bisedimeve të BE-së me Maqedoninë e Veriut

Eurodeputeti bullgar dhe raportues në Parlamentin Evropian për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kyuchyuk deklaroi se marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore me Bullgarinë dhe me Greqinë janë pjesë përbërëse e kornizës negociuese të KE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ai sqaron se në kornizën e BE-së për Maqedoninë e Veriut nuk ka tekst të veçantë ku insistohet në vazhdimin e punës së Komisionit të përbashkët të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për çështjet e historisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Në tekst nuk shkohet me shumë detaje. Nuk është obligimi i KE-së që në mënyrë të detajuar të shkruajë, posaçërisht në një dokument të tillë, se si do të zgjidhen kontestet bilaterale mes dy palëve. Qëndrimi parimor është që të respektohet marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe në këtë kontekst duhet të vazhdojnë bisedat e nisura”, tha Kyuchyuk.

Sipas tij, sundimi i së drejtës duhet të jetë prioritet i procesin negociator.

“Të gjithë kapitujt do të mbyllen kur do të përmbushet kriteri kryesor, sundimi i së drejtës. Shtetet anëtare të BE-së duan garanci nga vendet që kanë bisedime për anëtarësim./Telegrafi/