Kylie Jenner mahnit me bikini rozë metalike, ylli pozon për fushatën e re të KHY


Kylie Jenner ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, teksa ka pozuar me bikini rozë metalike për fushatën e re të markës së saj KHY.
Ylli 28-vjeçar u shfaq duke u freskuar nën një spërkatës uji gjatë xhirimeve, ndërsa më pas pozoi edhe me një veshje të zezë, duke promovuar bashkëpunimin e radhës të markës së saj me “Frankies Bikinis”.
Kylie ndau disa nga momentet e setit fotografik në Instagram, duke shprehur emocionin për rikthimin e bashkëpunimit me Francesca Aiello, themeluesen e “Frankies Bikinis”.

“Është shumë kënaqësi të krijosh me miqtë dhe të shohësh njëri-tjetrin duke bërë atë që duam”, shkroi ajo krahas fotografive, shkruan DailyMail.
Përveç famës si pjesë e familjes Kardashian-Jenner, Kylie ka ndërtuar një perandori biznesi me markat e saj, përfshirë Kylie Cosmetics, KHY, Kylie Skin dhe Kylie Baby, duke u kthyer në një nga figurat më të suksesshme të industrisë së bukurisë dhe modës. /Telegrafi/

















































