LAJMI I FUNDIT:

Kylian Mbappe theu edhe një rekord të golave te PSG

Kylian Mbappe theu edhe një rekord të golave te PSG

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe ka vendosur një rekord tjetër te Paris Saint-Germain, duke tejkaluar Edinson Cavanin në listën e golashënuesve më të mirë të klubit në ndeshjet e zhvilluara në Parc des Princes.

Duke shënuar golin e dytë në fitoren 2-0 të së mërkurës mbrëma ndaj Toulouse në Trophée des Champions, Mbappe është tani golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Parc des Princes, duke shënuar golin e tij të 111-të në terrenin vendas dhe duke kaluar ish-shënuesin e 110 golave, Edinson Cavani, të shënuar midis 2013 dhe 2020.


Ashtu si ‘El Matador’, Mbappe arriti momentin historik në sezonin e tij të shtatë në klub. Një udhëtim që filloi më 30 shtator 2017, kur ai shënoi golin e tij të parë në shtëpi në fitoren 6-2 ndaj Bordeaux.

111 golat për Mbappen kanë ardhur kundër 42 kundërshtarëve të ndryshëm, duke filluar me viktimat e tij më të shpeshta Dijon (7 gola të shënuar), Lille, Metz dhe Monaco (6 gola), dhe më pas Angers, Lyon, Marseille, Montpellier, Nantes dhe Saint-Etienne (5 gola).

Golat e Cavanit erdhën kryesisht kundër Guingamp (10 gola të shënuar), Bordeaux dhe Saint-Etienne (8 gola) dhe Reims (6 gola).

Sezoni më pjellor i Mbappes në Parc des Princes ishte sezoni 2018/19, me 23 gola të shënuar, i ndjekur nga sezonet 2021/22 (20 gola) dhe 2022/23 (18 gola).

Për Cavanin, sezoni 2017-18 ishte më i suksesshmi i tij me 24 gola në Parc de Princes, i ndjekur nga sezonet 2016/17 (21 gola) dhe 2014/15 (20 gola).

Statistikat e dy lojtarëve sipas konkurrencës janë pothuajse identike: 83 gola në Ligue 1, 17 gola të Ligën e Kampionëve, 7 gola në Coupe de France dhe 3 gola të Coupe de la Ligue për Cavanin, krahasuar me 88 gola në Ligue 1, 18 gola në Ligën e Kampionëve, 3 gola në Coupe de France, 1 gol në Coupe de la Ligue dhe tani 1 gol Trophée des Champions për Mbappen.

E vetmja pikë ndryshimi midis të dyve është se vetëm Kylian arriti të shënoj kater gola brenda një ndeshje në Parc des Princes, kundër Lyonit më 7 tetor 2018.

Një tjetër rekord për golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave të klubit, i cili e gërsheton emrin e tij pak më thellë në folklorin e Paris Saint-Germain. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Liga e Kampionëve
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Bundesliga
Kalo në kategori