LAJMI I FUNDIT:

Kylian Mbappe, një sfidë e madhe për Florentino Perezin: Më e madhe se ato me Figon, Ronaldon, Zidanen, Balen, Modricin e Hazardin

Kylian Mbappe, një sfidë e madhe për Florentino Perezin: Më e madhe se ato me Figon, Ronaldon, Zidanen, Balen, Modricin e Hazardin

Historinë e futbollit e njeh emrin e Florentino Perez si presidenti më i trofeshëm, por edhe si ai që bëri blerjet rekord ndër vite.

Ardhja e tij në Real Madrid u bë me blerjen e Luis Figos, që hapi një epokë në të cilën goditjet në afatet kalimtare nga klubi mbretëror ishin të një kalibri tjetër, duke e konsideruar Perezin si njeriu që ishte i aftë për gjithçka.


Fama e viteve të kaluara e mban ende, gjë që tifozët e Real Madridit shpresojnë që a përdor të njëjtën gjë edhe me Kylian Mbappen.

Tani oferta e parë prej 160 milionë është në tryezë.

Por e vërteta është se Florentino Perez përballet me një skenar të panjohur. Kjo sepse PSG është një model që nuk ka asnjë lidhje me futbollin e vjetër.

Që nga ardhja e sheikëve, askush nuk ka arritur të nxjerrë një lojtar të madh nga Parisi me një marrëveshje mes klubeve.

Operacioni Mbappé është një tjetër dimension të goditjeve dhe arritja tek ai do ta bënte presidentin Florentino Perez fitues të betejave që duken të pamundur.

Më poshtë i gjeni disa nga transferimet më magjike të tij ndër vite.

Figo, një tërmet në Spanjë

“Nëse Figo nuk luan për Real Madridin, unë do t’u paguaj anëtarëve një abonim njëvjeçar”.  Florentino e tha këtë gjë më 12 korrik 2000; dhe më 25 të atij muaji, portugezi u prezantua.

Ishte një lëvizje që ndryshoi përgjithmonë futbollin spanjoll. Nuk pati negociata mes Madridit dhe Barcelonës. 11.900 milionë pesetë, përfshirë TVSH -në, 72 milionë euro, një shifër që ende nuk ekzistonte.

Zidane dhe rekordi tjetër

Një vit më vonë, Juventus ishte klubi i parë i huaj që u josh nga Florentino, për ylli ZInedine Zindane. Në Torino, Luciano Moggi shpejt e kuptoi se çfarë kishte përballë: “Unë e nxora Zidane nga dhomat e zhveshjes pas ndeshjes kundër Atalantas. Ai po shtynte shumë për të shkuar në Spanjë. I thashë që të informojë Florentino Pérez se nuk do të lere te iki”.

Juve u përgatit të merrte sa më shumë para që të ishte e mundur sepse e dinin që vendimi i francezit ishte i fortë. Pritja nuk ishte e gjatë dhe më 9 korrik, Zidane ishte tashmë në Madrid. “Florentino Pérez e kuptoi se për të marrë nënshkrimin e tij ai duhej të më jepte një shumë që nuk e kishte menduar kurrë”, tregon Moggi. Kjo shumë ishte më shumë se 77 milionë euro, diçka e jashtëzakonshme në vitin 2001.

Ronaldo, marrëveshja në det  

“Ronaldo duhet të fillojë të kuptojë se ndonjëherë në jetë ne duhet të përshtatemi me situata që nuk korrespondojnë me dëshirat ose pritjet tona. Ai do të qëndrojë në Inter, dëshiron apo jo”. Këto ishin fjalët e thëna nga Massimo Moratti, president i Nerazzurrëve, më 22 gusht 2002.

Florentino ishte i vendosur për brazilianin, yllin e kampionit botëror me Brazilin atë vit. Interi bëri gjithçka në mënyrë që Florentino të mos triumfonte për herë të parë. Një takim në det të hapur midis dy presidentëve e zhbllokoi çështjen. Por Madridi fillimisht njoftoi se nuk ka arritur marrëveshje me Interin: “Real Madrid CF konfirmon se gjatë gjithë ditës së sotme ka pasur një takim midis presidentit të Interit, z. Massimo Moratti dhe presidentit të klubit tonë, z. Florentino Perez. Në takim nuk u arrit asnjë marrëveshje për të ardhmen e Ronaldos, megjithëse bisedimet janë ende të hapura”.

Por në ditën e fundit të afatit kalimtar, transferimi u mbyll për 55 milionë euro.

Ronaldo Nazario's Real Madrid Debut Was Something Special

Beckham, nga ‘kurrë’ në ‘po’

Tërmetit që ndodhi në Madrid në qershor 2003 (largimet e Hierro dhe Del Bosque) iu përgjigjën me një goditje të menjëhershme.

Më 17 qershor, David Beckham u bë lojtar i Real Madridit në këmbim të 25 milionë eurove. Manchester mohoi marrëveshjen për muaj, pasi Florentinos ai i kishin thënë: “kurrë, kurrë, kurrë”, por ai e dinte mirë që fundi do të ishte një “po”.

Owen, nënshkrimi rrufë

Nuk ishte e pritshme, por më 14 gusht 2004, Real Madrid prezantoi Michael Oëen. Ishte një blerje e shpejtë: 12 milionë euro dhe ‘Topi i Artë’ në vitin 2001 (ai ishte 21 vjeç) erdhi në Madrid.

“Vendosa që duhej të shkoja, por unë qaja gjatë gjithë rrugës, nga shtëpia ime deri në aeroport. Një pjesë e imja kurrë nuk donte të largohej”, kujtoi anglezi.

2009, vera e madhe

“Me kërkesën e Ronaldos – i cili përsëri ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar – dhe pas një bisede me përfaqësuesit e lojtarit, United ka rënë dakord t’i japë leje Real Madridit për të dialoguar me lojtarin”.

Kjo deklaratë nga Manchester United më 11 qershor 2009 ishte dera për një marrëveshje që u mbyll në 94 milionë euro.

Atë verë, Florentino u kthye në Madrid me stil, duke bërë blerje si Karim Benzema, Kaká, Xabi Alonso, Raul Albiol dhe Arbeloa.

Florentino u kthye siç di ai. Nuk kishte kufij për një president që donte të kthente vulën e tij në Madrid.

Modric, kapitulli I dhe II me Tottenhamin

Para Al-Khelaifi dhe qëndrimit të vështirë të rrjetit të Katarit, Florentino e dinte ashpërsinë ekstreme të negociatave me Tottenhamin dhe Daniel Levyn. Në vitin 2012 ishte me Luka Modric dhe një vit më vonë Gareth Bale.

Luka Modric donte transferimin e tij në Real Madrid. Ai refuzoi të udhëtonte me Tottenhamin në turneun amerikan. Klubi, me kërkesë të trajnerit André Villas-Boas, sanksionoi lojtarin me 100,000 euro.

“Unë mendoj se Modric ka gabuar. Kjo do të shkojë kundër tij. Situata e tij është përkeqësuar me atë që po bën dhe tani presidenti është shumë i zemëruar”, kishte thënë Villas-Boas. Rasti zgjati deri më 27 gusht, kur Madridi paraqiti kroatin pasi pagoi 30 milionë euro.

Një vit më vonë, me Bale , gjithçka ishte më e tensionuar, e gjatë dhe e vështirë. Deri në momentin e fundit nuk kishte marrëveshje. Më 1 shtator 2013, në minutën e fundit dhe pas më shumë se dy muaj negociatash të mundimshme, Bale mbërriti pas një shtrëngimi duarsh mes klubeve për 90 milionë euro.

Hazard, bleja e fundit

Lëvizja e fundit e madhe e Real Madridit ishte nënshkrimi i Eden Hazard në qershor 2019. Belgut i kishte mbetur edhe një vit në kontratë dhe Zidane e donte.

Por papritmas, klubi në pronësi të Roman Abramovich kuptoi urgjencat e Madridit dhe përfitoi. Hazard u prezantua në javën e dytë të qershorit 2019 pas një marrëveshjeje që u vlerësua rreth 100 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori