Kylian Mbappe dhe Ester Exposito nuk fshihen më - shfaqen në momente intime në Ibiza

Kylian Mbappe dhe aktorja spanjolle Ester Exposito duket se po vazhdojnë romancën e tyre.
Çifti u fotografua duke kaluar kohë së bashku në një jaht pranë Ibizës, ku u panë duke u puthur, përqafuar dhe mbajtur për dore.
Aktorja u shfaq me dy bikini të ndryshme gjatë ditës në det, ndërsa në jaht ishte edhe aktori Sergio Momo, bashkë-ylli i saj në serialin “Elite”, i cili u pa duke i bërë fotografi aktores.

Mbappe dhe Exposito janë përfolur si çift që prej fillimit të vitit 2026.
Dyshimet për një lidhje nisën në mars, kur të dy u panë duke hipur në të njëjtën makinë gjatë Javës së Modës në Paris.

Në muajt pasues, ata u fotografuan disa herë së bashku, teksa në maj u shfaqën duke shkëmbyer momente intime gjatë një tjetër pushimi në jaht në Ibiza.
Ester është e njohur ndërkombëtarisht për rolin e Carla Roson në serialin e Netflix, “Elite”.

Pas suksesit të serialit, ajo ka marrë pjesë edhe në projekte të tjera televizive dhe filmike, përfshirë “Someone Has to Die” dhe “Venus”. /Telegrafi/






















































