LAJMI I FUNDIT:

Ky Volkswagen kushton 365 mijë euro, por cila është arsyeja e këtij çmimi?

Ky Volkswagen kushton 365 mijë euro, por cila është arsyeja e këtij çmimi?

Çmimi i lartë i këtij furgoni mund të shpjegohet pjesërisht për faktin se nuk është një Volkswagen, por një Porsche.

Janë ndërtuar vetëm një numër prej 10 modeleve të VW T3 me motor të Porsche 911.


Këta furgon thuhet se janë ndërtuar për shkak se ishin shumë të ngadalshëm në vitet e 80ta për të shërbyer si vetura mbështetëse testimi për testet që Porsche i kryente në atë kohë. Kështu që Porsche konvertoi një numër të këtyre modeleve dhe u bashkëngjiti edhe motorin 3.2 litërsh nga Carrera.

Nuk dihet saktë se sa modele janë ndërtuar, por që është e qartë që nuk janë ndërtuar më shumë se dhjetë prej tyre, dhe pasi që më nuk u shitën si Volkswagen, atëherë T3 B32 mund të jetë një nga modelet më të rralla nga Zuffenhausen, aty ku edhe gjendet fabrika e Porsche.

Një nga dhjetë modelet tani është në shitje nga ueb-sajti gjerman për shitjen e veturave Mobile.de. Furgoni gjendet në Porsche Centrum Gelderland të Heterin.

T3 B32 vije me regjistrimin e parë që e kishte bërë në vitin 1988, një ndërrues i shpejtësive manual dhe ka 130,770 kilometra të kaluara. Sigurisht se furgoni ka numrin origjinal të shasisë të Porsche.

Modeli i cili ishte ndërtuar në vitin 1985 ka një ngjyrë të bardhë metalike, ndërsa më parë ishte edhe nën pronësinë e drejtorit ekzekutiv të Porsche Peter Schutz, dhe ka dokumenta gjermane. /Telegrafi/