LAJMI I FUNDIT:

Kush voton për Topin e Artë dhe si kanë ndryshuar rregullat – Kosova nuk kishte të drejtë kësaj radhe

Kush voton për Topin e Artë dhe si kanë ndryshuar rregullat – Kosova nuk kishte të drejtë kësaj radhe

Ndërsa emrat e fituesve do të zbulohen mbrëmjen e kësaj të hëne, gjatë ceremonisë së Topit të Artë në Théâtre du Châtelet, fokusi është edhe tek ata që janë pjesë e jurisë dhe zgjedhjeve.

Janë vetëm njëqind, një për çdo vend dhe votat e tyre, të cilat do të zbulohen në numrin e France Football, këtë të shtunë, 4 nëntor.


Juritë e Topit të Artë të France Football mbajnë një përgjegjësi të madhe sepse supozohet se përfaqësojnë vlerësimin më global, të larmishëm, neutral dhe objektiv të futbollistit më të mirë në botë gjatë sezonit të kaluar.

Juria e mbyllur

Që nga fillimi i vitit 2022, kriteret e zgjedhjes kanë evoluar. Shfaqjet individuale tani kanë përparësi ndaj trofeve të marrë në klub ose përzgjedhje. Juria u ngushtua në 100 veta, një gazetar nga secili prej 100 vendeve më të mira në renditjen e FIFA-s. Kësaj radhe Kosova nuk ka votuar, pasi që ekipi ynë në ranglistën e FIFA-s aktualisht është poshtë 100 më të mirave, pra në vendin e 105-të.

Kryeredaktori i 'France Football' flet për garën e 'Topit të Artë': Është shumë ngushtë
Lexo po ashtu Kryeredaktori i 'France Football' flet për garën e 'Topit të Artë': Është shumë ngushtë

Kur lista me 30 të nominuar të vendoset nga France Football , çdo juri duhet të japë, sipas radhës, 5 më të mirët e tyre. Lojtari në pozicionin e parë merr 6 pikë, ai i dyti 4 pikë, ai i treti 3 pikë, ai i katërti merr 2 pikë, pastaj ai i pesti duket të kënaqet me 1 pikë. Mbledhja e votave përcakton renditjen përfundimtare të Topit të Artë për meshkuj.

Trofetë Kopa dhe Yachine, por edhe Topi i Artë për femra

Për sa i përket trofeut Yachine, i njëjti grup gazetarësh voton një top 3 mes 10 portierëve të listuar. Votat e tyre japin 5, 3 dhe 1 pikë për lojtarët e përmendur.

Për femrat, procesi është i njëjtë si për Topin e Artë për meshkuj. Në vitin 2023, për herë të parë, lista e të nominuarve u rrit nga France Football në 30 emra, për shkak të progresit dhe profesionalizimit të futbollit të femrave, në vazhdën e një Botërori emocionues.

Juria punon në të njëjtën mënyrë, e kufizuar në një gazetar të specializuar nga secili prej 50 vendeve më të mira në renditjen e FIFA-s.

Vetëm trofeu i Kopës funksionon ndryshe. Nuk janë gazetarët nga e gjithë bota që zgjedhin lojtarin më të mirë nën 21 vjeç, por ish-fituesit e Topit të Artë për meshkuj që zgjedhin, duke përdorur të njëjtën procedurë si për trofeun Yachine, 3 më të mirët e tyre në radhë mes 10 të rinjve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë

Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë

Përfaqësueset
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori