Lirshëm mund të thuhet se 2023-ta ka qenë një vit i dashurisë, ku në mesin e ngjarjeve të shumta ka triumfuar – edhe pse nuk munguan as ndarjet.
E në këtë vit pati romanca të reja, ndarje, martesa, por mbi të gjitha edhe skandale që iu bashkuan shoubizit në tërësi.
Kur jemi te lidhjet e ndarjet, disa prej tyre bënë bujë të madhe, e po ashtu u komentuan jashtëzakonisht në rrjete sociale.
E tillë ishte edhe ndarja e Dafina Zeqirit me tashmë ish-partnerin e saj, DJ Geek, me të cilin ndau rrugët edhe profesionalisht.
DJ Geek & Dafina Zeqiri

Dyshja u raportuan zyrtarisht për ndarjen në prill të vitit 2023, për shkak të disa gjërave private dhe thjesht u tha që lidhja e tyre nuk funksionoi më.
Ata ishin së bashku për disa vite, madje Geek ka qenë pjesë e ekipit të saj, Moneyz Music.
Krahas ndarjes, i njëjti u largua nga grupi vetëm pak muaj më vonë, pas përfundimit të sezonës së verës.
Përkundër thashethemeve, ata nuk kanë dhënë një deklaratë rreth ndarjes së tyre.
Nuk vonoi edhe aq gjatë të qenurit beqare, pasi Dafina Zeqiri u përfol për një lidhje të re dashurie.
Kreshnik Gjergji & Dafina Zeqiri

Artistja e famshme e estradës pak muaj më parë konfirmoi romancën me biznesmenin, Kreshnik Gjergji.
Lidhja e tyre duket të jetë serioze pasi ata tashmë kanë konfirmuar edhe dasmën.
Çifti në rrjete sociale nuk ka munguar as me fotografi e momente intime, duke treguar dashurinë e madhe që kanë për njëri-tjetrin.
Dasma duket të realizohet në janar, në një ceremoni intime me miqtë e familjarët.
Dafina shihet të jetë e plotësuar si nga ana private ashtu edhe nga ajo profesionale, me albumin që gjithashtu do të lansohet i plotë në janar.
E një tjetër çift që bëri bujë të madhe me njoftimin e lidhjes së tyre ishte Loredana Zefi dhe Karim Adeyemi.
Karim Adeyemi & Loredana Zefi

Reperja shqiptare, që jeton mes Zvicrës e Gjermanisë, në 2023 bëri publike romancën me futbollistin e Borussia Dortmundit.
Kjo u diskutua tejet shumë për shkak të diferencës së madhe në moshë.
Dyshja treguan çdo moment mes tyre në rrjete sociale, e mes tjerash artistja ka qenë një përkrahëse e madhe e Karimit edhe në fushë.
Pavarësisht që futbollisti mori kritika e u komentua për një performancë të dobët, duke ia lënë fajin tanimë partneres së tij aktuale.
Lidhja e tyre veçse shkon e bëhet me serioze, duke e bërë një vit të veçantë për të dy.
Marrëdhënia e re e Loredanës vjen pas ndarjes nga reperi nga Kosova, Mozzik, me të cilin ka një vajzë.
Çifti i radhës që bëri që të flasin të gjithë për të padyshim ishte Enca Haxhia me masazherin afrikan, Mickey Neblett.
Mickey Neblett & Enca Haxhia

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, muaj më parë njoftoi romancën e re, pavarësisht që ka qenë disa herë në fokus të mediave rozë për jetën personale.
Ajo me anë të rrjeteve sociale zbuloi të dashurin e ri, një masazher e influencues me origjinë nga Afrika.
Romanca e tyre ka qenë për një kohë të gjatë në qendër të vëmendjes, duke marrë kritika për partnerin e ri, për shkak se ishte me ngjyrë.
Kjo bëri që të ketë edhe edhe një reagim nga artistja, e cila u shpreh ashpër për çdo kritikë e mesazh që mori në rrjete sociale.
Sidoqoftë, ata po vazhdojnë të jenë në çdo vend së bashku e ta përkrahin njëri-tjetrin, duke bërë që ta kalojnë çdo sfidë.
Ledri Vula dhe Sara Hoxha

Bashkë që disa vite, por në 2023, u aludua për një ndarje në mes të Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës.
Edhe pse një gjë e tillë nuk u konfirmua akoma, dyshja thuhet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Çifti, që ka bashkë një vajzë, qenë ndër më të komentuarit në rrjete sociale.
Reperi nga Kosova fshiu të gjitha fotografitë me influencuesen, duke bërë që të shtojë akoma edhe më shumë dyshimet.
Ndonëse raporti i tyre ngelet akoma mister, ata nuk janë parë bashkë as nëpër evente, ku edhe ishin të ftuar.
Sara ka qenë gjatë gjithë kohës vetëm, e Ledri u pa të jetë më i distancuar.
Princ Leka & Elia Zaharia

Princ Leka thuhet se është ndarë nga Elia Zaharia, ani pse nuk bëri një konfirmim zyrtar.
I njëjti u raportua për ndarjen nga Princesha gjatë vitit që shkoi, i cili gjithashtu u shfaq vetëm me të bijën për Kartolinën e Krishtlindjes.
Të njëjtit u bënë prindër të një vajze, Geraldina, në vitin 2020.
Çifti theksojmë që u martua në vitin 2016 në një ceremoni madhështore në Shqipëri, madje mediet spanjolle asokohe e shpallën Elian si ‘Nusja e Vitit’.
Feronit Shabani – Arbenita Ismajli

Në korrik të vitit 2023 u raportua për një arrestim të reperit gjilanas, Feronit Shabani – Fero.
Ai u akuzua për përdorim të dhunës në familje, sulm fizikisht dhe kanosje ndaj gruas së tij, Arbenita Ismajli.
Në raportin 24 orësh të policisë, thuhej se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Artisti i njohur u lirua pas disa javësh dhe më pas modelja nga Kumanova bëri kërkesë për divorc.
Dyshja, të cilët kanë bashkë një vajzë, u ndanë përfundimisht nga njëri-tjetri, gjersa hodhën akuza të shumta.
Arbenita në disa postime të tjera në Instagram deklaroi se ishte mirë dhe se këtë ia kishte lënë në duar drejtësisë.
Ndonëse po vazhdojnë jetën të ndarë, Fero bëri një tërheqje edhe nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame.
Getinjo & Vivien Thano

Getinjo dhe Vivien u njohën dhe nisën një lidhje dashurie në Big Brother VIP Kosova.
Ata edhe pas përfundimit të spektaklit qenë bashkë për disa muaj, e që pas disa uljeve e ngritjeve u ndanë përfundimisht.
Ndarja e tyre bëri bujë të madhe për faktin se bukuroshja nga Shqipëria hodhi disa akuza ndaj reperit kosovar.
Në një nga intervistat, ish-banorja tha se u nda nga artisti pasi ishte i fiksuar pas bixhozit.
“Jam ndarë me Getin jo për shkak të ndonjë sherri të madh ose të një tradhtie. Një arsye që kishte kohë që ishte pjesë, ishte një gabim ose një fiksim i tij me një gjë të jetës që unë e dënoj shumë personalisht, që janë lojërat e fatit edhe që shkatërron çdo familje. Çdo lidhje, çdo marrëdhënie që një njeri mund të ketë me tjetrin. Mua më vjen shumë keq”, ishte shprehur ajo.
Kjo bëri më pas që të ketë një reagim nga Getinjo, i cili tha se kjo nuk ishte arsyeja, por që kishte gjëra të tjera.
Andi Artani & Gresa Hoti

Një çift që gjithashtu nisën një romancë dashurie në Big Brother VIP Kosova u ndanë në 2023.
Bëhet fjalë për Andi Artanin dhe Gresa Hotin, të cilët hoqën dorë nga njëri-tjetri pas muaj pas daljes nga shtëpia më e famshme në Kosovë.
Gresa në një intervistë tha se nuk kishte ndonjë arsye të fortë për ndarjen, por që thjesht nuk kishin mendime të njëjta.
Ajo e falënderoi Andin për momentet e bukura dhe për gjithë kohën që kaluan së bashku, duke bërë me dije se janë ndarë në mënyrë paqësore.
♦ Lot, emocione, momente unike e deklarata bombastike – viti 2023 solli përplot të papritura për këto personazhe publike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Autorja e videos së koncertit të Coldplay flet hapur: Kushdo që përfshihet në lojëra duhet të jetë i përgatitur për pasojat

Unaza prej një milion dollarësh e Lauren Sanchez nën kritika: A është tepër e brishtë për një diamant kaq të shtrenjtë?

Dafina Zeqiri publikon videon emocionuese, momentet nga lindja e djalit të saj – Daskanit

Dafina Zeqiri publikon videon emocionuese, momentet nga lindja e djalit të saj - Daskanit

Pas skandalit në koncertin e Coldplay, Sunny Hill Festival paralajmëron “Kiss Cam”: Kujdes kë merrni me vete

Conor McGregor injoron skandalin e tradhtisë – shihet i afërt me të fejuarën Dee Devlin gjatë pushimeve në jaht

CEO-ja, Andy Byron reagon pas videos virale: Ju meritoni më shumë nga unë si partner, si baba dhe si udhëheqës

Kush është gruaja e tronditur që qëndroi pranë çiftit viral? Ajo punon në të njëjtën kompani dhe është ngritur në detyrë së fundmi

Gruaja e CEO-së së Astronomer heq mbiemrin e burrit pas videos virale në koncertin e Coldplay

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë